Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami: Kurti po zhdukë shtresën e mesme, të varfërit po i varfëron edhe më shumë

03/04/2024 - 18:26
në Ekonomi, Lajme
A A
Bajrami për Aliun dhe Durmishin: Janë dy ministra në Ministri, s’ka ndodhë në historinë e qeverive
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami thotë se Qeveria e Albin Kurtit i ka investimet kapitale më të ulëtat në 10 vitet e fundit.

Bajrami në një prononcim për GazetaBlic thekson se, me ardhjen e kësaj Qeverie çmimet janë rritur mbi 23%.

Këtë deklaratë, Bajrami e dha si kundërpërgjigje ndaj Kurtit i cili tha se: “Kemi pasur pakon më të madhe mbështetëse për qytetarët në Ballkan”.

“Qeveria Kurti i ka investimet kapitale me të ulëtat në 10 vitet e fundit, e kam fjalën për investimet kapitale të nivelit qendror, ka rritje të çmimeve mbi 23%, e produktet e domosdoshme kushtojnë sot rreth 50% më shumë se sa kanë kushtuar para ardhjes së kësaj qeverie në pushtet, çmimi i energjisë elektrike është dyfish me i lartë”, tha Bajrami.

Siç thotë Bajrami, Qeveria përmes inflacionit ju ka marrë të ardhurat qytetarëve e të bizneseve dhe nuk i ka kthy ato as në shërbime dhe as në mallra.

Ndërsa, për pagat, Bajrami thotë shton se përkundrazi rritjes së çmimeve, ato janë më të vogla po thuaje për 23%.

“Qeveria përmes inflacionit ju ka marrë të ardhurat qytetarëve e të bizneseve dhe nuk i ka kthy ato as në shërbime, as në mallra dhe as në infrastructure. Sot pas tri viteve të qeverisjes së Kurtit asnjë projekt kapital, nuk e kanë lënë një shenjë pozitive në këtë vend që të mbetet trashigemi nga qeverisja e tyre. Edhe pse janë rritë çmimet, pagat nominalisht kanë ngelë të njëjta e realisht janë me të vogla për 23% nëse krahasohen me ato të vitit 2020. Për shkak të gjendjes së rënduar socioekonomike ka ikje masive të qytetarëve që këto tri vite, ka thellim të varfërisë në në Kosovë”, tha Bajrami.

Për pakon mbështetëse që e përmendi kryeministri Kurti, Bajrami e quan politikë të dështuar e cila sipas saj, Kurti me politika të tilla po zhdukë shtresën e mesme, të varfërit po i varfron dhe më shumë.

“Pakoja mbështetëse e Kurtit” është një politikë e dështuar e tendencës për rishpërndarje, e cila nuk ka tregu as edhe një suksese, thjeshtë Kurti me politika të tilla po zhdukë shtresën e mesme, të varfërit po i varfron dhe më shumë. Politka e lëmoshës është politikë e dështuar”, tha Bajrami për GazetaBlic.

JU REKOMANDOJMË

400 euro shkaktojnë përçarje mes dy familjarëve në Lipjan, rasti përfundon në polici

400 euro shkaktojnë përçarje mes dy familjarëve në Lipjan, rasti përfundon në polici
14/11/2026 - 23:02

Një mosmarrëveshje për 400 euro ka përfunduar në Polici mes dy familjarëve në Lipjan. Sipas raportimit të Sinjalit, bëhet fjalë për M.G., 68-vjeçar, dhe L.G., 47-vjeçare, të cilët...

Më shumëDetails

Nëna e një vajze me fibrozë cistike i shkruan letër Vitisë: Fëmijët tanë kanë nevojë të marrin frymë

Nëna e një vajze me fibrozë cistike i shkruan letër Vitisë: Fëmijët tanë kanë nevojë të marrin frymë
14/11/2026 - 22:27

Një nënë e një vajze, që vuan nga fibroza cistike, i ka drejtuar një letër publike ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes së cilës kërkon sigurimin e terapisë...

Më shumëDetails

Lutfi Haziri: Fotot e Titos i hoqëm nga shtëpitë e librat, por nostalgjinë nuk mundëm t’ua heqim

Lutfi Haziri: Fotot e Titos i hoqëm nga shtëpitë e librat, por nostalgjinë nuk mundëm t’ua heqim
14/11/2026 - 22:03

Në një reagim në rrjetin social Facebook, ku ka kujtuar rrugëtimin historik të Kosovës, rolin e liderëve dhe sakrificat për liri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),...

Më shumëDetails

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
14/11/2026 - 21:35

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin për ndikimin e Ibrahim Rugovës në zhvillimet në Kosovë gjatë dhe pas viteve ’90, ka thënë...

Më shumëDetails

Presidentja merr pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë: SHBA’të janë më tepër se një aleat strategjik për Kosovën

Presidentja merr pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë: SHBA’të janë më tepër se një aleat strategjik për Kosovën
14/11/2026 - 21:11

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë, të organizuar me rastin e 251-vjetorit të themelimit të Korpusit të Marinsave të Shteteve...

Më shumëDetails

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të heshtim përballë gabimeve, partia nuk është pronë e askujt

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të heshtim përballë gabimeve, partia nuk është pronë e askujt
14/11/2026 - 20:14

Ismet Beqiri ka komentuar zhvillimet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se, të jesh pjesë e kësaj partie, nuk nënkupton të heshtësh përballë gabimeve. Në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe konfiskon para, armë e narkotikë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Rasti skandaloz i Blerim Igrishtës, reagon gazetari Kajtazi: O prokuror, lopë është ajo – nuk e di çka është gjykata

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Akuzat për foton e Titos: Surroi i quan trillime deklarimet e Baton Haxhiut, e akuzon për lidhjet e tij me Shërbimin Sekret

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë