Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami: Partia në pushtet përgjegjëse pse s’ka rrymë – çka nëse po ndalet me instruksione? Pse LVV s’këron llogari nga KESCO?

29/12/2024 - 12:31
në Kryesore, Lajme
A A
Bajrami pas raportit të DASh-it: Kurti po mendon se po iu drejtohet deleve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se ekspertët dhe profesionistët e sektorit të energjisë pohojnë se reduktimet e rrymës po bëhen “për të balancuar mungesen e prodhimit dhe të importit të energjisë elektrike për shkak të rritjes së kërkesës”.

Ajo shkroi në Facebook se “nuk është krejt i vërtetë” arsyetimi se “reduktimet janë për shkak të ngarkesës”.

Bajrami tha se është “krejt i pasaktë” konstatimi se “ngarkesa është për shkak të zhvillimit ekonomik”, siç tha kryeshefi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri. “Raporti i konsumit amvisni/komericila është 62%/38%”, shkruan ajo.

Deputetja pyet se “ku është ZRRE-ja këto ditë?”.

“ZRRE e ka obligim sipas ligjit të monitorojë procesin dhe nëse konstaton parregullësi të merr masa sipas legjislacionit Edhe njëherë po e përseris KESCO si funizues publik obligohet të siguroj furnizim të rregullt për të gjithë qytetarët e vendit, qoftë edhe nga importi, pavarësisht çmimit të energjisë së importuar dhe nëse nuk bën këtë KESCO ben shkelje ligjore për të cilën gjë duhet të penalizohet”, shkroi Bajrami.

Ajo pyet “çka nëse me instruksione ndalet furnizimi me energji elektike në regjione të caktuara, ndërsa regjione të caktuara mbrohen nga reduktimet? Pse askush nga Qeveria s’po kërkon llogari nga KESCO?”

Postimi i plotë i Hykmete Bajramit:

Partia në pushtet e ka përgjegjësinë pse s’ka rrymë

Distribucioni i energjisë elektrike në Kosovë është privatizu në kohën kur shefja e grupit parlamentar të LVV-së ka qënë ministre dhe zavëndëskryemnistre, pra vendimmarrëse dhe e përfshirë në proces; LDK-ja ka qënë në opozitë.
LVV e ka pasur premtim elektoral që sapo të vijë në pushtet ka me e shtetëzu distribucionin.

Ku jemi sot? Ku është ZRRE-ja, e cila e ka obligim me monitoru furnizimin me energji elektrike?

Në javën e fundit shumë zona në Kosovë janë përballë me reduktime deri në 12 orë në ditë, derisa temperaturat janë të ulëta e për shkak të “masave për efiçiencë të energjisë” numri i familjeve që përdorin energjinë elektrike për ngrohje është më i madh se kurrë me parë. Sot, këto familje po ngrinë nga i ftohti.

Fakt është që KESCO si furnizues publik ka obligim të furnizojë konsumatorët rregullisht me energji elektrike. Nëse prodhimi vendor nuk mjafton, KESCO obligohet të sigurojë energjinë elektike nga importi për të mbuluar kërkesën e konsumatorëve. Duke marrë parasysh që në prill i këtij viti ZRRE i ka caktuar KESCO-s të hyrat e lejuara, sa herë KESCO importon energji i zvoglohet fitimi, sepse çmimi i importit të MWh është katër deri pesë herë më i lartë se çmimi që KESCO i paguan KEK-ut për MWh.
Pra, për ta ruajtuar fitimin e vet KESCO nuk e siguron energjinë elektrike nga importi, ndërsa për të justifikuar këtë ata dalin dhe thonë se reduktimet janë si rezultat i mbingarkesës në nënstacione dhe linja. Dhe për çudi, justifikime të tilla nuk i kemi dëgjuar vetëm nga KESCO, por edhe nga ministrja Rizvanolli dhe kryeshefi i KOSTT-it, dmth. ata që erdhën në pushtet për ta shtetëzuar distribucionin sot luajnë avokatin e KESCOs në kurriz të qindra e mijëra familjeve që sot janë pa rrymë.

Këto ditë kam biseduar me ekspertë të ndryshëm, profesionistë që kanë mbajtë dhe mbajnë ende pozita në institucione të sektorit të energjisë dhe ata pohojnë të njëjtën gjë se “Reduktimet po bëhen për të balancuar mungesen e prodhimit dhe të importit të energjisë elektrike për shkak të rritjes së kërkesës. Arsyetimi se reduktimet janë për shkak të ngarkesës nuk është krejt i vërtetë. Nëse do të ishte për shkak të ngarkesave, reduktimet do të ishin të lokalizuara në disa nënstacione të mbingarkuara, ndërsa reduktimet këto ditë janë në të gjitha vendbanimet, kryesisht në zonat rurale në Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Rahovec, Gjakovë, Malishevë, Dragash, Fushë Kosovë etj”.

Zakonisht furnizimi i rregullt me energji elektrike ndikon në ngopjen e ngarkesës, ndërsa ndërprerjet disa orëshe pastaj e rrisin ngarkesën, pasiqë konsumatorët i kyçin pothuaj të gjitha pajisjet elektrike pas rikthimit të furnizimit kështu që rritet ngarkesa në linja e nënstacione.
Duke pasur parasyshë faktin se temperaturat pritet të ulën tutje, me uljën e temperaturave kërkesa për energji elektrike do të rritet edhe më shumë.
Konstatimi se ngarkesa është për shkak të zhvillimit ekonomik është krejt i pasaktë. Raporti i konsumit amvisni/komericila është 62%/38%.

Pyetja është ku është ZRRE-ja këto ditë?ZRRE e ka obligim sipas ligjit të monitorojë procesin dhe nëse konstaton parregullësi të merr masa sipas legjislacionit.
Edhe njëherë po e përseris KESCO si funizues publik obligohet të siguroj furnizim të rregullt për të gjithë qytetarët e vendit, qoftë edhe nga importi, pavarësisht çmimit të energjisë së importuar dhe nëse nuk bën këtë KESCO ben shkelje ligjore për të cilën gjë duhet të penalizohet.

Çka nëse me instruksione ndalet furnizimi me energji elektike në regjione të caktuara, ndërsa regjione të caktuara mbrohen nga reduktimet? Pse askush nga Qeveria s’po kërkon llogari nga KESCO?

JU REKOMANDOJMË

Jo më gomone dhe kamionë, shqiptarët shpikin një metodë të re për t’u futur në Angli
Kryesore

Jo më gomone dhe kamionë, shqiptarët shpikin një metodë të re për t’u futur në Angli

06/06/2025 - 20:17
Qytetari befasohet, nuk e gjen asnjë mjek në punë në QMF’në në Obiliq
Kryesore

Qytetari befasohet, nuk e gjen asnjë mjek në punë në QMF’në në Obiliq

06/06/2025 - 20:14
Historike | Babë e bijë nga Peja zyrtarisht pjesë e Librit të Rekordeve Guinness
Kryesore

Historike | Babë e bijë nga Peja zyrtarisht pjesë e Librit të Rekordeve Guinness

06/06/2025 - 18:40
Shakohoxha: Djali i Vuçiqit pritet të jetë në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi
Lajme

Shakohoxha: Djali i Vuçiqit pritet të jetë në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi

06/06/2025 - 16:25
Vdes 25 vjeçari nga Prizreni, ishte në gjendje kritike pasi u aksidentua ditë më parë në fshatin Pouskë
Kryesore

Vdes 25 vjeçari nga Prizreni, ishte në gjendje kritike pasi u aksidentua ditë më parë në fshatin Pouskë

06/06/2025 - 16:19
Në Gllogjan, nderohen heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj
Lajme

Në Gllogjan, nderohen heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj

06/06/2025 - 16:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1476 Shpërndaje
    Shpërndaje 590 Tweet 369
  • “Rrogat po ju ecin”, “Ju ka kap njëfarë mësyshi ” – Përplasje me ironi mes Kurtit dhe Myftiut Tërnava në BIK për Kurban Bajram

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Jo më gomone dhe kamionë, shqiptarët shpikin një metodë të re për t’u futur në Angli

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Serbia në Shqipëri me kuzhinier, vendoset në një hotel 10 kilometra larg Tiranës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Bildt: Asnjë lider europian nuk ka guxuar t’ia paraqesë në mënyrë më eksplicite faktet Trumpit për luftën në Ukrainë sesa Merz

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë