Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, ka deklaruar se mërgata është vetë Kosova.
Ajo theksoi se kush e përçan mërgatën, është kundër Kosovës.
“Mërgata nuk i takon asnjë partie politike. Mërgata i takon vetëm Kosovës”, tha ajo.
Bajrami tha se partia që ka dështuar në ekonomi, diplomaci, arsim e shëndetësi ka përdorur çdo mjet për të përçarë shqiptarët, për të ndarë mërgatën dhe për të rritur polarizimin.
E dyta e LDK-së shtoi se Lëvizja Vetëvendosje e ka keqpërdorur mërgatën.
“Mërgata është aset i Republikës së Kosovës dhe mbi të askush s’mund të pretendojë pronësi. Kontributi i tyre para luftës, gjatë luftës dhe pasluftës është i jashtëzakonshëm.
Ju kujtohen dy ministrat e ardhur nga diaspora për t’i dhënë kontribut Republikës, të cilët u detyruan të largohen nga Kosova për shkak se nuk zbatonin urdhrat e nëntokës së Vetëvendosjes!”, shtoi nënkryetarja e LDK-së, transmeton Klankosova.tv.
Më poshtë postimi i plotë:













