Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami reagoi ndaj vendimin e Qeverisë për t’i ndarë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët më pak se dy muaj para zgjedhjeve parlamentare.
Hykmete Bajrami shkroi në Facebook se kështu Qeveria e Albin Kurtit po tenton të blejë vota dhe e ka cilësuar si ”korrupsion publik”.
”Qeveria e cila gjatë mandatit i ka dyfishu faturat e energjisë elektrike, e ka dyfishu tatimin në pronë, i ka poshtru shërbyesit civilë, i ka fy sindikatat, e ka dëtyru njësinë elitare të Policisë me dalë në protestë, i ka mbetë ushtria pa bukë e policët pa këpuca, i ka maltretu prindërit dy vite radhazi me blerjen e librave, qeveria në mandatin e së cilës janë rritë çmimet si kurrë më pare, sot me para të taksapagusëve po tenton me ble vota”, ka shkruar Bajrami.