Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami reagon pas videos së VV për “sukseset”: Faktet para propagandës, qeveria më e dështuar e pasluftës

25/03/2025 - 12:20
në Kryesore, Lajme
A A
Bajrami pas raportit të DASh-it: Kurti po mendon se po iu drejtohet deleve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për një video të shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila në një klip të publikuar sot rendit disa “suksese të rëndësishme” gjatë mandatit katërvjeçar.

Bajrami ka thënë se Qeveria e VV’së është qeveria e parë që e ka përmbyllur një mandat të plotë por sipas saj “është qeveria më e dështuar prej pasluftës”.

Ajo ka përmendur që Kosova është nën sanksione dhe që qe katër vite s’ka njohje e as anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Bajrami ka shtuar se Kosova “kurrë më e izoluar s’ka qenë”.

“Gjatë kësaj kohe, Kurti i ka lënë trashëgimi Kosovës Marrëveshjen e Brukselit, aneksin e Ohrit dhe ka pranuar draft-asociacionin e komunave me shumicë serbe që çon drejt federalizimit të vendit, apo thënë më mirë drejt defunksionalizimit të shtetit të Kosovës.”

Ajo ka thënë se gjendja socio-ekonomike nuk ka qenë kurrë më e rëndë.

“Gjendja socio-ekonomike kurrë më e rëndë nuk ka qenë; gjatë këtij mandati Kosova ka përjetuar rritjen më të madhe të çmimeve që nga shpallja e pavarësisë, është rritur çmimi i energjisë elektrike dy herë dhe tani është në proces rritja për herë të tretë. Nuk janë rritur pagat, ato janë rritur vetëm për stafin politik, ndërsa për të tjerët rritja ka qenë pothuajse e pavërejtshme.”

Sipas saj gjatë këtyre katër viteve s’ka pasur asnjë politikë reformuese për të përmirësuar ambientin e biznesit.

“Nuk ka pasur zhvillim, nuk ka pasur asnjë politikë reformuese për të përmirësuar ambientin e biznesit, për më tepër shumica e institucioneve që janë të thirrura t’iu shërbejnë bizneseve kanë qenë jofunksionale pothuaj gjatë tërë mandatit si: OSHP, KPMM, AK, KNSH, etj.”

Bajrami thotë se investimet kapitale të nivelit qendror kanë qenë më të ulëtat në historinë e pasluftës.

“Investimet kapitale të nivelit qendror kanë qenë më të ulëtat në historinë e pasluftës, nëse marrim parasysh këtu edhe inflacionin që ka ndodhur. Nuk ka përfunduar asnjë projekt kapital, as ato që në fillim të mandatit ishin në gjysmë si: rruga për Mitrovicë, rruga për Pejë, rruga për Podujevë, rruga për Gjilan, rruga Doll-Gjakovë etj.”

Ajo ka thënë se është “dyfishuar kostoja e jetesës së qytetarëve dhe është rritur numri i familjeve që jetojnë në varfëri”.

Bajrami ka shkruar për pagën minimale, investimet e huaja, arsimin e shëndetësinë gjatë qeverisjes Kurti 2.

“Ligji për pagën minimale nuk po zbatohet. Rasti i grave që kanë punuar në mirëmbajtjen e ndërtesës së Kuvendit e ka shpërfaqur paaftësinë e kësaj qeverie që as brenda institucioneve s’mund të zbatojnë ligje.  Investimet e huaja janë krejt në blerje banesash nga ana e mërgatës sonë. Është thelluar deficiti tregtar. Kosova e ka mbyllur vitin 2024 me 5.3 miliardë euro deficit tregtar, e ky deficit po thëllohet tutje në vitin 2025. Arsimi ka degraduar, asnjë vit shkollor s’ka filluar me kohë, eksperimentet me furnizimin me libra kanë rezultuar me qindra e mijëra orë të humbura dhe askush s’ka marrë përgjegjësi. Nuk ka pasur as investime dhe as reforma. Në shëndetësi nuk ka pasë investime. Kanë lyer ca korridore e klinika, por furnizimi me barna kurrë më i mangët s’ka qenë, la lista të gjata të pritjes për qytetarët, mase jo për qeveritarët. Ndërkohë që po lavdërohen me Ligjin për unifikimin e çmimit të barnave, Ligj të cilin edhe sot e kësaj dite askush s’po e zbaton.”

Bajrami ka thënë se kjo qeveri “shquhet për skandale të korrupsionit”.

“Kjo qeveri shquhet për skandale të korrupsionit. Në më pak se një mandat ka nënshkruar 2,123 kontrata njëburimore. Skandalet me tenderat e KEK-ut, ku njerëz pa asnjë funksion vendosin për tendera milionësh mandej rasti i Nagip Krasniqit, rasti i Martin Berishajt, rasti i Naser Hafizit, rasti i subvencioneve në MBZHR, rasti i subvencioneve në MKRS, rasti i subvencioneve të Ministrisë së Pushtetit Lokal, në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim dhe dhjetëra raste të tjera, të cilat edhe sot e kësaj dite merren në mbrojtje prej Albinit e poshtë, tregojnë se qeveria e LVV-së është qeveri e korruptuar dhe asnjë tentativë për të luftuar korrupsionin s’ka pasur – përkundrazi. Duke marrë parasysh këto nivele të korrupsionit, këta s’kanë qenë të interesuar të bëjnë as Vetting dhe as Byro për Konfiskim të Pasurisë. Këta katër vite kanë tentuar ta kapin sistemin e drejtësisë duke politizuar si KPK-në, ashtu edhe Byronë, në mënyrë që t’i mbrojnë të korruptuarit e tyre.”

Sipas Bajramit Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Kurti e ka shkelur 10 herë Kushtetutën e Kosovës.

Ajo ka folur edhe për situatën në veri, duke thënë se atje nuk paguhen rryma e tatimi në pronë.

“Në Veri sot nuk paguhet rryma as tatimi në pronë, sepse humbjet e energjisë në Veri sipas pasqyrave financiare të KOSTT-it në vitin 2020 kanë qenë 8.7 milionë euro, në vitin 2021 janë 52.6 milionë euro, në vitin 2022 janë 78 milionë euro, e në vitin 2023 janë 35.7 milionë euro. Të gjitha këto paguhen nga KOSTT-i dhe mjetet e buxhetit të Kosovës. Në Veri sot shumica e institucioneve janë jofunksionale dhe, kurdo që vendoset të kthehet normaliteti atje, kemi me u kthy fiks ku kemi qënë para 4 viteve. Ndërkohë, asnjëherë nuk treguan pse e lanë Radoiçiqin të ikte për dritë të diellit, derisa e vëzhgonin me kamera. Sukseset!?”

JU REKOMANDOJMË

Pas një sëmundje të rëndë, vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës

Pas një sëmundje të rëndë, vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës
12/04/2026 - 22:52

Zyrtari policor, Skender Dovrani nga Drenasi është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë. Dvorani u kujtua nga kolegët si njeri i përkushtuar dhe me profesionalizëm të...

Më shumëDetails

Pa kontratë dhe me pretendime se u sulmua fizikisht – rrëfimi i punëtorit që akuzon drejtorin për dhunë në kompaninë Kajmak

Pa kontratë dhe me pretendime se u sulmua fizikisht – rrëfimi i punëtorit që akuzon drejtorin për dhunë në kompaninë Kajmak
12/04/2026 - 22:36

Punëtorët pa kontrata dhe kushtet në të cilat ata punojnë janë pjesë e hulumtimit të radhës. Arian Dreshaj është denoncuesi i radhës, pretendimet e të cilit do të...

Më shumëDetails

Rënia e Orban pas 16 vitesh në pushtet, çfarë do të thotë ky rezultat për Hungarinë dhe botën?

Rënia e Orban pas 16 vitesh në pushtet, çfarë do të thotë ky rezultat për Hungarinë dhe botën?
12/04/2026 - 22:19

Një fund i periudhës së Orbanit në qeveri pas 16 vitesh në pushtet mund të ketë implikime të rëndësishme jo vetëm për Hungarinë, por edhe për Bashkimin Evropian,...

Më shumëDetails

Skandal: Produkte ushqimore për fëmijë pa afat në supermarketin BAMEX në Mitrovicë (Foto)

Skandal: Produkte ushqimore për fëmijë pa afat në supermarketin BAMEX në Mitrovicë (Foto)
12/04/2026 - 22:01

Shitja e produkteve pa afat nga marketet në Kosovë është kthyer në problem serioz, ku konsumatorët vazhdimisht raportojnë raste të tilla. Një lexues i Veriu.info ka dërguar foto,...

Më shumëDetails

Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorëzimi në Hagë muajin tjetër

Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorëzimi në Hagë muajin tjetër
12/04/2026 - 21:14

Nevojiten veç të dhënat personale që nënshkrimi të pranohet. Përmes kësaj platforme online tash e një muaj qytetarët mund ta nënshkruajnë peticionin kombëtar në mbështetje të krerëve të...

Më shumëDetails

“Mësuesi që u bë vrasës”- Visar Duriqi promovon të enjten librin për Nazim Bllacën

“Mësuesi që u bë vrasës”- Visar Duriqi promovon të enjten librin për Nazim Bllacën
12/04/2026 - 21:03

“Po sikur mësuesi yt të ishte vrasës?”. Këtë pyetje ia shtron lexuesve gazetari Visar Duriqi, me librin që pritet ta promovojë më 16 prill. I titulluar “Mësuesi që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është 48 vjeçari Ilir Brahimi që humbi jetën pasi ra nga lartësia e një objekti banesor në Mitrovicë

    Ky është 48 vjeçari Ilir Brahimi që humbi jetën pasi ra nga lartësia e një objekti banesor në Mitrovicë

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Ky është pjesëtari i FIT-it që u përfshi në rrahjen e ndodhur në trafik në Podujevë (Emri/Foto)

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Ky është 32 vjeçari nga Lipjani që ndërroi jetë pas plagosjes së të dashurës në Ferizaj

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Policia konfirmon për Veriu.info, vdekjen e 48 vjeçarit që ra nga lartësia në Mitrovicë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • MINT-i publikon çmimet maksimale të derivateve, bie pak çmimi i naftës

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë