Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministres Nagavci lidhur me programin master për Energjetikë.
Ajo thekson se as Kurti e as Nagavci nuk kanë asnjë meritë në këtë program, pasi të gjitha programet akademike hartohen dhe akreditohen nga stafi akademik në Universitetin e Prishtinës, pa ndërhyrje nga qeveria apo MASHT.
Bajrami e sfidon kryeministrin të flasë për skandalet në sektorin e energjetikës, për të cilat thotë se Albin Kurti mban përgjegjësi për shkak të menaxhimit të dobët dhe tolerancës ndaj figurave kyçe si ish-ministrja e ekonomisë dhe përfaqësuesit në ZRRE dhe KOSTT.
“1.11 euro është çmimi i transportit për një MWh, ndërsa ne e paguajmë 798.32 euro,” shkruan ajo, duke përmendur kompanitë ETF dhe NOA si përfitues kryesorë të këtyre skandaleve. Bajrami e pyet në mënyrë provokuese kryeministrin: “Të varfër apo të vjedhur? Deklarohu, Albin!”