Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se kishte keqinterpretuar vendimin e mëhershëm KO124/25, raporton GazetaBlic.
Ajo shton se LVV po vazhdon me shkelje të rënda, duke përmendur vendimet për energjinë, si përjashtimin e 1,400 kompanive nga furnizimi universal dhe diskriminimin territorial.
Sipas saj, këto përbëjnë shkelje kushtetuese dhe një ditë do të konstatohet edhe dëmi, i cili sipas saj është i pariparueshëm. Bajrami kërkoi që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.