Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për keqpërdorime të mëdha financiare dhe mungesë transparence në qeverisje.
Ajo tha se Kurti ka marrë vendim për “blerje sekrete të miellit e vajit”, ka lejuar “mbi 3 mijë tenderë sekretë në vlerë prej 240 milionë euro” dhe ka “lejuar mafien energjetike” me rreth 800 milionë euro importe të rrymës.
“Unë dhe të gjithë ata që e duan këtë Republikë kemi probleme me Albin Kurtin. U befasova se si ai nuk qenka pjesë e aktakuzës,” ka deklaruar Bajrami.













