Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas konferencës së Albulena Haxhiut e cila në cilësinë e kryeparlamentares tha se nuk mund ta thërrasë seancën për president pa qenë në garë dy kandidatë.
Në reagimin e saj, Bajrami i thotë VV-së, “ju e dini mirë se kurrë president pa marrëveshje ose koncensus nuk është zgjedhë”.
Reagimi i saj i plotë:
Mashtrues,
66 vota i keni, sa herë është zgjedhë presidenti, edhe kundërkandidatin e ka propozu partia prej të cilës ka ardhë presidenti, pra 66 deputetë mund t’i bëjnë lehtë nënshkrimet për dy kandidatë.
Por, ju e dini mirë se kurrë president pa marrëveshje ose koncensus nuk është zgjedhë.
Prapë po doni me lujtë me kartën e përgjegjësisë a? Jo kesaj here nuk ka me ju ecë. Jeni në ramje të lirë, sot edhe ata që ju kanë votu me 28 dhjetor i keni kundër.
Sa ma lart ngjitesh, ramja dhemb më shumë, por në rastin e juaj ramja është e domosdoshme, sepse ju jeni abuzues të vullnetit të popullit.














