Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ndarë një shqetësim në lidhje me Doganën e Kosovës, të cilës i është drejtuar me pyetje se kush dhe sa po eksportohet energji elektrike nga vendi.
“Me 11 mars, unë marrë përgjigje nga Dogana e Kosovës ku me thuhet se ata janë të dhëna që nuk mund t’i ndajnë me mua, sepse duhet ta mbrojnë privatsinë. Shih foton 4”, shkroi ajo.
Postimi i plotë:
E pashë një postim të gazetarit Lirim Mehmetaj, lidhur me një kompani që merret me tregtim të energjisë elektrike. Për mua hera e parë që degjoj për këtë kompani, POR në këtë kontekst dua të ndaj me të gjithë shqetësimin tim lidhur me qasjen në dokumente dhe të dhëna zyrtare që unë kam kërkuar pikërisht lidhur me tregtimin e energjisë elektrike në vendin tonë.
Me datë 17 janar të këtij viti, unë pasi analizova raportin ‘Opendata’ të Doganës psë Kosovës pashë që Kosova ka eksportu energji elektrike në shumë prej 94 milionë euro, vetëm në dhjetor to viti 2024. Me 18 janar i drejtohem Doganës zyrtarisht me shkrim për konfirmim të të dhënave të tyre dhe kërkoj listën e kompanive që kanë eksportu energji në dhjetor të votit 2024, shih foton 1.
Me 21 janar unë marrë përgjigje nga Dogana, por jo përgjigje në pyetjet që kisha parashtru, shih foton 2.
Me 28 shkurt, unë i kam shkruar prapë Doganës së Kosovës ku e pyes:
1. Sa është importi dhe eksporti i energjisë elektrike për vitin 2024 në MWh dhe vlerë monetare?
2. Cilat janë entitetet/kompanitë që janë marrë me tregti të energjisë elektrkie në vitin 2024 dhe sa është sasia e energjisë që ato kanë importu dhe eksportu në MWh dhe vlerë monetare? Shih foton 3.
Me 11 mars, unë marrë përgjigje nga Dogana e Kosovës ku me thuhet se ata janë të dhëna që nuk mund t’i ndajnë me mua, sepse duhet ta mbrojnë privatsinë. Shih foton 4.
Tash merrni me mend, institucionet tona nuk ndajnë me deputetë të Kuvendit të Kosovës as emrat e kompanive që merren me tregtim të energjisë në vendin tonë e në mesin e tyre paska kompani që hynë në top 10 kompanitë në vend, sipas qarkullimit në 2024.