Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje thotë se është linçuar nga eksponentët e VV’së, pasi pati një kërkesë që ka të bëjë me boshnjakët.
Balje në emisionin Frontal në T7 thotë se kërkesa e saj nuk ishte as personale, e as partiake, por ishte në të mirën e boshnjakëve që jetojnë në Kosovë.
“Pata një kërkesë, nuk ka qenë private as partiake, por ka qenë nacionale, boshnjake, nuk kam gjet mirëkuptim, kam gjet veten në një situatë kur kam qenë shumë nëpër media prej anës së kolegëve e të VV’së. Ka qenë presion mediatik.
Kërkesa ime është për të mirë të Kosovës, e boshnjakëve të Kosovës, nuk ka lidhje me sen tjetër, unë pastaj dola si armiqe e shtetit për persona që nuk kanë kuptu, e që nuk e kuptojnë ligjin për decintrailizim. Nuk kam fare besim në ekipin e Albin Kurtit”, tha mes tjerash Balje.