Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Banka Botërore: Kosova me rritje ekonomike 3.8%, të punësuar veç 37% e të aftëve për punë

17/10/2024 - 16:58
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Banka Botërore: Kosova me rritje ekonomike 3.8%, të punësuar veç 37% e të aftëve për punë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Banka Botërore e ka publikuar raportin e ri analitik mbi ecurinë e ekonomisë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Raporti analizon zhvillimet e fundit ekonomike dhe perspektivën afatmesme të ekonomisë në Kosovë, ku thuhet se pas një ngadalësimi në vitin 2023, rritja e ekonomisë së Kosovës u përshpejtua në pjesën e parë të vitit 2024, e nxitur kryesisht, sipas raportit, nga kërkesa e brendshme.

“Kjo është mbështetur nga lehtësimi i presionit të çmimeve, rritja e vazhdueshme e kredive, të cilat kanë mbështetur aktivitetin e konsumit dhe investimit. Performanca fiskale mbeti e qëndrueshme, me rritjen e të hyrave që vazhdoi të jetë e fortë. Megjithatë, vendi është përballur me nevojën urgjente për të ndërmarrë reforma që kërkojnë burime të konsiderueshme fiskale”.

“Midis tyre kyç është zbatimi i një strategjie të re energjetike, përmirësimi i sigurisë ujore dhe përshpejtimi i reformave që synojnë forcimin e kapitalit njerëzor dhe konektivitetit. Zhvillimet në tregun e punës janë inkurajuese. Megjithatë, ekziston një nevojë urgjente për të inkurajuar pjesëmarrje më të madhe në fuqinë punëtore, veçanërisht të grave duke i pajisur ato me aftësitë dhe burimet e nevojshme për t’iu përgjigjur nevojave të një tregu pune në zhvillim”, thuhet në raportin e Bankës Botërore, transmeton Klankosova.tv.

Kosova vazhdon të ketë numrin më të madh të të papunëve në rajon. Sipas Bankës Botërore, vetëm 37 për qind e popullsisë së aftë për punë janë të punësuar, teksa sipas raportit, në vitin 2024 rritja e Bruto Produktit Vendor në Kosovë parashihet të përshpejtohet në 3.8 për qind dhe gradualisht, sipas raportit, të arrijë në 4 për qind në periudhën afatmesme, e nxitur nga konsumi, rritja e të ardhurave reale, kreditë dhe shpenzimet publike.

“Stabilizimi ndërkombëtar i çmimeve pritet të ngadalësojë inflacionin e çmimeve të konsumit të brendshëm në 2 për qind në vitin 2024. Megjithatë, presioni për rritjen e pagave mund ta mbajë inflacionin bazë më të lartë”.

“Rritja e presioneve për shpenzime të lidhura me ciklin e ardhshëm zgjedhor, si dhe pasiguria e vazhdueshme gjeopolitike, përfaqësojnë rreziqe për perspektivën e rritjes ekonomike. Në mënyrë të ngjashme, emigracioni i vazhdueshëm paraqet kufizim të rritjes ekonomike. Ndërsa migrimi jashtë vendit ka ngjallur shqetësime për humbjen e kapitalit njerëzor, migrimi mund edhe të mbështesë një shfrytëzim më të mirë të kapitalit njerëzor vendas, me kusht që të ekzistojnë stimujt e duhur”.

“Popullsia në rënie mund të kompensohet nga rritja e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore, tani e kufizuar nga mungesa e shërbimeve të kujdesit për fëmijët. Në të njëjtën kohë, ka një sërë ndërhyrjesh që mund të rrisin përfitimet e migrimit për zhvillim në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Bankës Botërore.në një vend të Bashkimit Europian në gjysmën e parë të këtij viti.

JU REKOMANDOJMË

Dalin rezultatet në testin e arritshmërisë, nxënësit arrijnë sukses në histori, dështojnë në kimi e matematikë
Lajme

Dalin rezultatet në testin e arritshmërisë, nxënësit arrijnë sukses në histori, dështojnë në kimi e matematikë

07/07/2025 - 17:11
“Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)
Kryesore

“Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)

07/07/2025 - 17:01
Publikohen pamje nga arrestimi i 27-vjeçarit “nën ndikim alkooli” në mesnatë në Lipjan – ndërroj jetë pak pas prangosjes
Kryesore

Vdekja e 27 vjeçarit në Lipjan, IPK suspendon pesë policë

07/07/2025 - 16:35
Kryetari ‘i përjetshëm’ i LDK-së në Fushë Kosovë u bë strehë për bashkëfshatarët – këta janë personat që i rehatoi në pozita të rëndësishme
Lajme

Kryetari ‘i përjetshëm’ i LDK-së në Fushë Kosovë u bë strehë për bashkëfshatarët – këta janë personat që i rehatoi në pozita të rëndësishme

07/07/2025 - 16:22
Dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë, arrestohet serbi në Leposaviq
Lajme

Agresiv ndaj policëve në mes të Prizrenit – 59-vjeçari godet zyrtarin, përfundon në pranga

07/07/2025 - 15:59
IPK rekomandon suspendimin e tre policëve, dyshohen për keqtrajtimin e një punonjësi të EULEX’it pas një incidenti për parkim
Lajme

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, reagon Inspektoriati Policor i Kosovës

07/07/2025 - 15:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohen pamje nga arrestimi i 27-vjeçarit “nën ndikim alkooli” në mesnatë në Lipjan – ndërroj jetë pak pas prangosjes

    Publikohen pamje nga arrestimi i 27-vjeçarit “nën ndikim alkooli” në mesnatë në Lipjan – ndërroj jetë pak pas prangosjes

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Mark Rutte : Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi dhe Putin

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Sulmohet dhe ndiqet me armë një qytetar në Vushtrri – Policia në kërkim të të dyshuarëve

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Faton Peci “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë