Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Banka e Shqipërisë i vendos kufizime bankës së pronarit të Eurosig, Kadri Morinës

17/08/2025 - 22:29
në Kryesore, Lajme
A A
Banka e Shqipërisë i vendos kufizime bankës së pronarit të Eurosig, Kadri Morinës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Banka e Shqipërisë ka vendosur nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA) duke i pezulluar dhënien e kredive të reja, veçanërisht ato për pasuri të patundshme, derisa të rrisë kapitalin dhe të rregullojë treguesit.

Raportohet se prej disa muajsh BSH e ka vendosur nën mbikqyrje të rreptë UBA-n duke i kërkuar të shtojë kapitalin rregullator në përputhje me kërkesat e ligjit. Sipas të dhënave nga bilanci zyrtar që Banka e Bashkuar e Shqipërisë ka dorëzuar në QKB, ku Kadri Morinaj i kompanisë së sigurimeve “Eurosig” është aksionar prej 98 për qind, vitin e kaluar raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit zbriti në 15.71 për qind nga 19.81 për qind në fund të vitit 2023.

Aktualisht kuadri rregullator në fuqi detyron që bankat të kenë një minimum kapitali sa 12 për qind e aktiveve të ponderuara me risk, por Banka e Shqipërisë preferon të qëndrojë në pozita konservatore dhe t’u imponojë bankave private një raport më të lartë kapitali.

Të dhënat historike tregojnë se treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit për Bankën e Shqipërisë ka qenë mjaft i luhatshëm gjatë viteve të fundit. Në vitin 2022, ky tregues zbriti në minimumin e lejuar nga ligji rreth 12 për qind, por një vit më vonë UBA raportoi një tregues dukshëm të përmirësuar të kapitalit, në 19 për qind si pasojë e injektimit të kapitaleve të reja nga aksionarët.

Megjithatë disa prej këtyre injektimeve janë kontestuar nga Autoriteti Rregullator si jo në përputhje me kërkesat ligjore. Kjo bashkë me humbjet e regjistruara nga UBA gjatë dy viteve të fundit ka bërë që norma e mjaftueshmërisë së kapitalit të zbresë në 15.71 për qind në fund të vitit të kaluar.

Sipas pasqyrave financiare, në vitin 2023, UBA raportoi një humbje prej 5.5 milionë eurosh, ndërsa vitin e kaluar bilanci i saj u mbyll me një humbje prej 6.2 milionë eurosh.

Pas këtyre zhvillimeve, Banka e Shqipërisë ka vendosur të veprojë duke e vendosur UBA-n në plan të detyruar masash për rritjen e kapitalit rregullator. Ky vendim erdhi, pas një inspektimi që departamenti i Mbikqyrjes në BSH zhvilloi në UBA gjatë muajve mars-prill të këtij viti. Burime konfidenciale thonë se UBA është duke i plotësuar kushtet e vendosura nga mbikqyrja në mënyrë graduale.

Banka e Bashkuar e Shqipërisë është banka më e vogël në tregun shqiptar duke zënë vetëm 1.1 për qind të tregut. Në fund të gjashtëmujorit të parë, asetet totale të UBA-s ishin rreth 250 milionë euro, ndërsa kapitali i saj ishte afro 36 milionë euro. /Kapitali.al/

JU REKOMANDOJMË

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
Lajme

Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan

21/12/2025 - 10:46
Tentohet për herë të dytë t’i vihet flaka restorantit në Prizren, Policia gjen mjet shpërthyes
Lajme

Tentohet për herë të dytë t’i vihet flaka restorantit në Prizren, Policia gjen mjet shpërthyes

21/12/2025 - 10:26
Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it serb të arrestuar për kidnapimin e Vukashinoviqit
Lajme

Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it serb të arrestuar për kidnapimin e Vukashinoviqit

21/12/2025 - 10:06
Dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë, arrestohet serbi në Leposaviq
Lajme

Gjashtë të arrestuar në Brezovicë për organizim të lojërave të fatit

21/12/2025 - 10:03
Statistika me autobusa e stadiume, Kurti thotë se i ka punësuar 85 mijë njerëz për 4 vjet
Kryesore

Statistika me autobusa e stadiume, Kurti thotë se i ka punësuar 85 mijë njerëz për 4 vjet

21/12/2025 - 08:56
Lejohet dorëzimi i parashtrimeve për Mustafën nga mbrojtësit e viktimave dhe ZPS-ja
Lajme

Babai i Salih Mustafës në gjendje kritike shëndetësore, Specialja i refuzon kërkesën për vizitë

21/12/2025 - 08:39

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “1, 2, 13”: Kurti përpiqet të bëjë “show” me pagën e 13-të për sektorin publik

    “1, 2, 13”: Kurti përpiqet të bëjë “show” me pagën e 13-të për sektorin publik

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “U monitoruan takimet private, u kapën duke i numëruar paratë”-ja si u zbuluan personat që i shkaktuan shtetit dëm mijëra eurosh

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Ka qenë një burrë i urtë, punëtor dhe i ndershëm”- Fadil Geci njofton për vdekjen e babait të bashkëshortes!

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ofertë speciale e “Bujaria Home” për Vit të ri: Çmime të favorshme të banesave për mërgimtarë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Nga sot hyn në fuqi vendimi për ofrimin e shërbimeve komunale gjatë vikendit në Mitrovicë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë