Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Barikadat nxisin tensione mes Rakiqit, Petkoviqit e Sveçlës: “Me kriminelë në barikada”, “i gjuajte institucionet, dogje vetura”

21/12/2022 - 16:55
në Kryesore, Lajme
A A
Barikadat nxisin tensione mes Rakiqit, Petkoviqit e Sveçlës: “Me kriminelë në barikada”, “i gjuajte institucionet, dogje vetura”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Barrikadimi i veriut solli përplajse të reja në skenën politike. Një e tillë është hapur mes ministrit Xhelal Sveçla dhe ish-ministrit të Qeverisë Kurti, Goran Rakiq. Serbët iu “vërsulen” nga larg Sveçlës mbrëmë kur ky hodhi akuza ndaj Rakiqit se bashkë me “bandat kriminale e të armatosura” po mirëmban barrikadat në veri. Subjekti që udhëhiqet nga Rakiq, Lista Serbe, në reagimin e tyre ia kujtuan Sveçlës një periudhë të pakëndshme, si rëndom edhe hiperbolizuan, për kohën kur Kosova zinte vend në ballinat e mediave për sulmet ndaj institucioneve të vendit, djegien e veturave zyrtare etj.

Teksa që nga 10 dhjetori debati po zhvillohet mbi çështjen e barrikadave në veri, Lista Serbe po ka kohë të merret me të kaluarën e Ministrit të MPB-së Xhelal Sveçla. LS i tha Sveçlës se ka gjuajtur me gurë institucionet e Republikës së Kosovës si dhe ishte pjesë e djegies së veturave zyrtare.

“Nuk ishte Rakiqi, por Sveçla, i cili ishte pjesë e lëvizjes gjatë protestave të të cilit u gjuajtën me gurë ndërtesat e institucioneve, u dogjën automjetet zyrtare dhe u shënjestrua ndërtesa e qeverisë në Prishtinë”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Njeriut të tij, Rakiqit, në mbrojtje i doli edhe Drejtori i Zyrës për Kosovë Petar Petkoviq. Ky i fundit tha se Sveçla, Rakiqit me anë të deklaratës “ i ka vizatuar shënjestrën në lule të ballit”.

Përmes një postimi në Facebook, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se “Goran Rakiq në bashkëpunim me bandat kriminale e të armatosura po i mirëmbanë barrikadat që kanë bllokuar qytetarët tanë dhe pjesëtarët e policisë së Kosovës tash e 11 ditë”.

Sveçla për grupet që targetoi tha se “e vetmja gjuhë që ata njohin dhe trumbetojnë janë vrasjet ndërsa e vetmja gjuhë që ne njohim është stabiliteti, rendi dhe ligji, ndaj të gjithëve dhe pa dallim”.

“Nuk kanë mbështetje nga qytetarët serbë në aktet e tyre kriminale prandaj tentojnë t’i frikësojnë me trillime për vrasje e për lista të paqena”, u shpreh ministri Sveçla.

Ministri Sveçla u zotua se nuk ka kompromis me krimin dhe “kushdo që në cilëndo formë ka cënuar sigurinë e vendit tonë do të ballafaqohet me drejtësinë”.

Tutje, ai siguroi se Policia e Kosovës është një dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Por, Petar Petkoviq, deklaratat e Sveçlës i quajti “kërcënime brutale” dhe serioze.

“Pas thirrjes së Kurtit për të vrarë serbët, Xhelal Sveçla vazhdoi sonte kërcënimet e tij brutale, i cili i ka vizatuar shënjestrën në lule të ballit i Goran Rakiqit. Këto kërcënime janë më seriozet, sepse Sveçla drejton drejtpërdrejt forcat speciale të Kurtit me armë tytëgjata”, tha Petkoviq.

Me reagim doli edhe Lista Serbe, e cila dënoi ashpër “shënjestrimin” në ballë të kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, ku si rëndom edhe trilluan gjoja se Sveçla “arrestoi njerëz pa prova, bëri lista për arrestimin dhe vrasjen e serbëve, etj”.

Në reagim thuhet se në barrikada është populli serb, “mjekë, profesorë, qytetarë të respektuar”, e jo kriminelë.

Madje, LS ia kujtoi kohën Sveçlës së si sillej në opozitë karshi Republikës së Kosovës.

“Por ju nuk e kuptoni sepse nisi nga vete, dhe një kriminel nuk beson në ndershmëri. Nuk ishte Rakiqi, por Sveçla, i cili ishte pjesë e lëvizjes gjatë protestave të të cilit u gjuajtën me gurë ndërtesat e institucioneve, u dogjën automjetet zyrtare dhe u shënjestrua ndërtesa e qeverisë në Prishtinë”, tha Lista Serbe.

Tutje, LS thotë “i themi Sveçlës, Kurtit dhe mentorëve të tyre se nuk ekziston një kërcënim i tillë që do të frikësojë asnjë anëtar të Listës Serbe”.

Ministri Xhelal Sveçla ka deklaruar se Republika e Kosovës është duke bërë përpjekje maksimale me partnerët tanë për heqjen e barrikadave pa asnjë eskalim të mundshëm. Ndërkohë, ka deklaruar se serbët “po i armatosin bandat brenda barrikadave”.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është shprehur se ata që po synojnë të destabilizojnë Kosovën do të dështojnë.

Ai ka deklaruar se nuk do të lejohet që barrikadat në veri të qëndrojnë edhe gjatë, por ka theksuar se për këtë janë në koordinim me KFOR-in, të cilët kanë kërkuar kohë.

Për shkak të barrikadave, gjithësejt 9 të tilla, janë mbyllur për qarkullim dy pikëkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Teksa janë regjistruar edhe shpërthime të ndryshme atje.

JU REKOMANDOJMË

Lladrovci paralajmëron zgjedhje të parakohshme: Do ta lëshojmë edhe një herë bajrakun
Lajme

Lladrovci: Thaçi me 58 deputetë i krijoi institucionet, Kurti të ndryshojë Haxhiun për kandidate

08/06/2025 - 22:38
Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale që u ndalua në Serbi të hënën del para gjykatës në Beograd, reagon MPJD
Kryesore

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale që u ndalua në Serbi të hënën del para gjykatës në Beograd, reagon MPJD

08/06/2025 - 22:27
Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
Kryesore

Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit

08/06/2025 - 22:00
Nënkryetari i tanishëm i Mitrovicës, Arian Tahiri, kandidat i PDK-së për kryetar komune
Kryesore

Nënkryetari i tanishëm i Mitrovicës, Arian Tahiri, kandidat i PDK-së për kryetar komune

08/06/2025 - 21:06
Vdes tragjikisht i riu nga Pozherani
Lajme

Humbi jetën pasi ra nga ura e autostradës “Arbën Xhaferi”, Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim jep detaje

08/06/2025 - 20:28
Bajrami, Kurtit: Mafia energjetike, korrupsioni nuk lahen me ‘flamurin kuq e zi’
Kryesore

Bajrami, Kurtit: Mafia energjetike, korrupsioni nuk lahen me ‘flamurin kuq e zi’

08/06/2025 - 19:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Bien lehtë temperaturat javën e ardhshme, këtë ditë pritet shi e breshër

    Bien lehtë temperaturat javën e ardhshme, këtë ditë pritet shi e breshër

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1522 Shpërndaje
    Shpërndaje 609 Tweet 381
  • Nënkryetari i tanishëm i Mitrovicës, Arian Tahiri, kandidat i PDK-së për kryetar komune

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Vdes tragjikisht i riu nga Pozherani

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë