Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Basha dhe Angılı flasin për komunitetet në Kosovë dhe shqiptarët në Turqi

09/09/2025 - 17:15
në Lajme
A A
Basha dhe Angılı flasin për komunitetet në Kosovë dhe shqiptarët në Turqi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Dimal Basha, mirëpriti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, dhe Zëvendësambasadoren, znj. Şeyda Çimeli Aydın.Gjatë zhvillimit të takimit, Kryetari Basha e njoftoi Ambasadorin Angılı për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, konkretisht për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kryetari Basha e theksoi angazhimin e tij për të bashkëpunuar ngushtë me të gjitha komunitetet në Kosovë, duke siguruar që të drejtat e tyre të respektohen dhe të mbrohen në përputhje me standardet më të larta që ofron legjislacioni ynë.

Ai gjithashtu theksoi se Kuvendi i Kosovës do të punojë për të adresuar të gjitha nevojat e komuniteteve përmes agjendës legjislative të këtij mandati.

Një nga temat kyçe të diskutimit ishte edhe pozita e mërgatës shqiptare në Turqi, e cila është vlerë e shtuar dhe faktor i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve ndërmjet dy shteteve. Mërgata shqiptare ka kontribuar në zhvillimin e marrëdhënieve kulturore dhe ekonomike, duke krijuar urë të fuqishme mes popujve tanë.

Kryetari Basha e falënderoi Ambasadorin Angılı për mbështetjen e vazhdueshme dhe për bashkëpunimin e ngushtë, veçanërisht në fushën e mbrojtjes, duke e konsideruar këtë si hap të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe për stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Në kuadër të këtij takimi, Ambasadori turk, z. Sabri Tunç Angılı, i dorëzoi Kryetarit Basha letrën e urimit nga Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Prof. Dr. Numan Kurtulmuş. Në mesazhin e tij, Kryetari Kurtulmuş shprehu “urimet për popullin vëllazëror të Kosovës për paqe dhe mirëqenie, duke i përcjellë gjithashtu urimet për sukses dhe shëndet për anëtarët e nderuar të Kuvendit të Kosovës”.

Në përfundim të takimit, Kryetari Basha e falenderoi Kryetarin e Parlamentit të Turqisë për urimin, si dhe u pajtuan me Ambasadori Angılı për nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë në nivel edhe më të lartë, si dhe për forcimin e marrëdhënieve mes dy parlamenteve, përmes krijimit të grupeve të miqësisë sa më shpejt.

Komisionet, grupet parlamentare dhe grupet e miqësisë do të luajnë rol të rëndësishëm në forcimin e këtyre marrëdhënieve, duke mundësuar një komunikim dhe bashkëpunim më të thellë mes dy vendeve.

JU REKOMANDOJMË

Asambleisti denoncon pushtetin e LDK-së në Fushë Kosovë: 370 mijë euro për objektin e banimit që u shndërrua në deponi bërllogu
Lajme

Asambleisti denoncon pushtetin e LDK-së në Fushë Kosovë: 370 mijë euro për objektin e banimit që u shndërrua në deponi bërllogu

09/09/2025 - 22:41
Natyra Kuçi thotë se vëllai i Bashkim Ramosajt i dërgoi mesazh kër’cënues një aktivisti të PSD-së derisa ajo po flet në një emision
Lajme

Natyra Kuçi thotë se vëllai i Bashkim Ramosajt i dërgoi mesazh kër’cënues një aktivisti të PSD-së derisa ajo po flet në një emision

09/09/2025 - 22:29
Tahiri: Kosova i ra shuplakë Kurtit dhe gjithë deputetëve tjerë
Lajme

Tahiri: Më në fund foli presidentja, por foli ku i tha Kurti të flasë dhe çka të flasë

09/09/2025 - 21:58
“Nuk do të ketë Qeveri Kurti 3, do të ketë zgjedhje të parakohshme”
Lajme

“Nuk do të ketë Qeveri Kurti 3, do të ketë zgjedhje të parakohshme”

09/09/2025 - 21:55
Pyetet për Bashën si kryekuvendar/ Dugolli: Haxhiu ka qenë zgjidhja më e mirë
Lajme

Pyetet për Bashën si kryekuvendar/ Dugolli: Haxhiu ka qenë zgjidhja më e mirë

09/09/2025 - 21:45
Kadaj-Bujupi ripërsërit qëndrimin e presidentes: Mos të bllokohet legjitimiteti demokratik pas vendimit të Kushtetueses
Lajme

Kadaj-Bujupi ripërsërit qëndrimin e presidentes: Mos të bllokohet legjitimiteti demokratik pas vendimit të Kushtetueses

09/09/2025 - 21:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare

    Fundi i misterit: Gruaja nga Ferizaj që u raportua e zhdukur, gjendet në Beograd duke bashkëjetuar me një burrë tjetër

    201 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Goditja e snajperistit që shpëtoi Veriun e Kosovës, historia e patreguar nga përplasja në Banjskë

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Ekskluzive: OJQ-ja i kthen Komunës mjetet financiare (6500 euro) që iu transferuan nga DKRS-ja, për të cilat u shkarkua dhe arrestua Fahri Jashari

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Suspendohet Naime Krasniqi-Jashanica, gjyqtarja e skandalit të audio-inicizimit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • LAJMI I FUNDIT: Aksion i madh i Policisë së Kosovës, arrestohen 11 persona e konfiskohen mbi 100 kg drogë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë