Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Basha: Kongresi i Manastirit, gur themeli i kulturës dhe identitetit tonë

22/11/2025 - 19:49
në Lajme
A A
Basha: Kongresi i Manastirit, gur themeli i kulturës dhe identitetit tonë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, me rastin e 117-vjetorit të Kongresit të Manastirit, ka deklaruar se sot përkujtohet ngjarja që i dha kombit shqiptar themelet e gjuhës së shkruar.

“Më 14 nëntor 1908, në zemër të Manastirit nisi punimet Kongresi i Alfabetit, kuvendi i dijetarëve shqiptarë që vendosi fatin e gjuhës sonë. Për tetë ditë rresht, delegatë nga të gjitha trevat shqiptare punuan për njësimin e alfabetit, duke e bërë 22 nëntorin datë të unitetit kombëtar”, ka shkruar Basha në Facebook.

Ai theksoi se vizioni i delegatëve të asaj kohe la alfabetin që përdoret sot në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës, Mal të Zi dhe në diasporë.

“Kongresi i Manastirit, i udhëhequr nga mendjet e shquara të kohës si Mit’hat Frashëri, Gjergj Fishta, Gjergj Qiriazi, Ndre Mjeda, Sotir Peci dhe Parashqevi Qiriazi, mbetet gur themeli i kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Kongresi dëshmoi se kur shqiptarët bashkojnë mendjet dhe vullnetin, nuk mungojnë as sukseset historike me vlera të mëdha e gjurmë të përhershme”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, Basha tha se fryma e Manastirit duhet të udhëheqë edhe politikën shqiptare të ditëve të sotme, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit institucional dhe mbështetjes për shqiptarët kudo që jetojnë.

“Gëzuar 117 vjetorin e Kongresit të Manastirit. Nderim Kongresit dhe të gjithë atyre që e mbrojnë, e shkruajnë dhe e kultivojnë gjuhën shqipe”, përfundoi Basha.

JU REKOMANDOJMË

Bjeshkët e Strellcit mbulohen me borë, pamje nga bukuritë e natyrës së Deçanit
Lajme

Bjeshkët e Strellcit mbulohen me borë, pamje nga bukuritë e natyrës së Deçanit

22/11/2025 - 20:24
Albright do të kishte qenë një dëshmitare fantastike, thotë avokati i Thaçit
Lajme

Albright do të kishte qenë një dëshmitare fantastike, thotë avokati i Thaçit

22/11/2025 - 20:10
Kush është Steve Witkoff, njeriu që Trump i besoi politikën e jashtme?
Lajme

Kush është Steve Witkoff, njeriu që Trump i besoi politikën e jashtme?

22/11/2025 - 19:57
Trump thotë se plani amerikan për paqe në Ukrainë nuk është oferta përfundimtare
Kryesore

Trump thotë se plani amerikan për paqe në Ukrainë nuk është oferta përfundimtare

22/11/2025 - 19:37
Avokati i Thaçit: S’mund të mbahen përgjegjës për veprimet e individëve, nëse gjyqtarët e shohin të vërtetën ata do jenë të lirë
Kryesore

Avokati i Thaçit: S’mund të mbahen përgjegjës për veprimet e individëve, nëse gjyqtarët e shohin të vërtetën ata do jenë të lirë

22/11/2025 - 19:08
Mendimi për motin: Mot jostabil me të reshura javën e ardhshme, temperaturat zbresin pranë 0C
Lajme

Mendimi për motin: Mot jostabil me të reshura javën e ardhshme, temperaturat zbresin pranë 0C

22/11/2025 - 19:06

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rreth 900 milion eurot e BE’së, Marta Kos kritikoi në sy Albin Kurtin

    Rreth 900 milion eurot e BE’së, Marta Kos kritikoi në sy Albin Kurtin

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Lladrovci kritikon Hamzën: Kjo nuk është rrugë për ta fuqizuar partinë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Zbrazësi që …”, rrëfehet edhe Leonora, flet pse s’u martua

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arrestohet Nichi pas kontrollit në automjetin e tij nga Njësia Speciale

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Historia e dhimbshme e influenceres që iu bashkua BBVK4

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë