Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Basha zë karrigen e kryekuvendarit, PDK, AAK e LDK bëhen “copë-copë” mes vete

27/08/2025 - 08:23
në Kryesore, Lajme
A A
Basha zë karrigen e kryekuvendarit, PDK, AAK e LDK bëhen “copë-copë” mes vete
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zgjedhja e Dimal Bashës në krye të Kuvendit ka shkaktuar tensione të mëdha mes tri partive ish-opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Vota pro Bashës nga PDK e AAK ka acaruar LDK-në, e cila u distancua nga ky vendim, ndërsa jo të gjithë deputetët e partive të përfshira mbështetën kandidaturën e Bashës nga VV.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas përfundimit të seancës, e cilësoi votën e PDK-së dhe AAK-së për Bashën si “gabim trashanik”.

“Sot është shumë e qartë dhe dallimi që kemi me ta, sa i përket respektimi të Kushtetutës dhe përmbajtjes së njerëzve që besojmë se duhet të ju prijnë institucioneve të Kosovës. Ky dallim kristal i qartë, sot u kurorëzua me triumf të injorancës, zërit përqarës dhe ndarës dhe jodinjitetshëm për këtë institucion të Kuvendit por shpresoj që votuesit e partisë së parë të ndihen të përfaqësuar. E ndjej si gabim trashanik votën e dy partive tjera, PDK dhe AAK -së që institucioneve t’u japin një emër të tillë”, tha Abdixhiku.

Reagimi nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk vonoi. Ai i bëri thirrje Abdixhikut t’i thërrasë “mendjes” dhe e fajësoi për bllokimin e institucioneve.

“Vazhdo të vendnumërosh se kjo të shkon për shtati ty, Lumir”, shkroi Haradinaj.

Ai shtoi se AAK e kishte vënë re që vendi po hynte në një bllokadë institucionale dhe kishte dërguar kërkesën për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, duke mbështetur vendimet e saj për të dalë nga ngërçi.

“Veç Lumir Abdixhiku me të tijët, janë betonuar pro kësaj bllokade. Lumiri ka vendnumëruar në vazhdimësi dhe po vazhdon të vendnumërojë ende”, shtoi Haradinaj.

Ndërkohë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, iu drejtua Abdixhikut përmes një studioje televizive.

“Ndonjëherë duhet me kërku dritën. Secila parti duhet me dhënë kontribut. Kanë vendos as andej as këndej se skanë votu asgjë. E kanë pas njëfarë lloj refuzimi. Më e rëndë që kanë refuzu ta bëjnë qeverinë me partitë ish-opozitare. Ka qenë gabim që s’jemi marrë vesh PDK, LDK, AAK”, tha Krasniqi në Rubikon.

Ai po ashtu theksoi se PDK votoi për Bashën për kryetar të Kuvendit për të treguar se nuk kontribuon në bllokadën institucionale.

“Ma shumë se sa për Dimal Bashën apo për individin, ne votuam për të mbajtur premtimin dhe fjalën që u kishim dhënë qytetarëve të Kosovës që Partia Demokratike nuk është kontribuuese në bllokadë, por që brenda kritereve dhe parametrave që ne i kishim vendosur si parti, do të zhbllokojmë situatën dhe do të dalim nga ngërçi politik”, tha Krasniqi.

JU REKOMANDOJMË

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës
16/03/2026 - 08:05

Gjatë luftës në Kosovë, ishte vetëm tri vjeçare. E kujtimin e fundit me babin, e ruan në këtë formë. Është kjo Krenarja, vajza e dëshmorit Yll Morina nga...

Më shumëDetails

Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do ta sulmojnë Serbinë janë budallallëk

Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do ta sulmojnë Serbinë janë budallallëk
15/03/2026 - 22:42

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka deklaruar se nuk e kupton arsyen e armatosjes së Serbisë me sisteme raketore dhe pajisje të tjera ushtarake, duke theksuar se kjo...

Më shumëDetails

Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)
15/03/2026 - 21:54

Gjatë vitit 2025 në Kosovë kanë vdekur 32 punëtorë në vendin e punëtorë. Kjo është një statistikë e frikshme, e cila pohohet nga kryetari i Sindikatës së Pavarur...

Më shumëDetails

Ligji për të huajt: A po trajtohen ndryshe serbët nga shqiptarët e Luginës?

Ligji për të huajt: A po trajtohen ndryshe serbët nga shqiptarët e Luginës?
15/03/2026 - 21:41

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po ndjejnë sërish padrejtësinë që po ua bën Kosova. Me Ligjin për të huajt, serbëve u mundësohet pajisja me leje të përkohshme qëndrimi...

Më shumëDetails

Ndryshon moti, shi dhe borë në pesë ditët e ardhshme

Reshjet e dendura në rajon, a rrezikohet Kosova nga përmbytjet? Ja çfarë thonë nga IHMK
15/03/2026 - 21:09

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme priten ndryshime të motit. Në njoftim thuhet se nga dita e martë parashihen reshje, ku...

Më shumëDetails

Prindon Sadriu ftohet nga Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT

Prindon Sadriu ftohet nga Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT
15/03/2026 - 20:49

Zotëria i Parë i Kosovës do të marrë pjesë në takimin inaugurues të Koalicionit Global “Fostering the Future Together”. Zotëria i Parë i Republikës e Kosovës, Prindon Sadriu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ndryshon moti, shi dhe borë në pesë ditët e ardhshme

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Real Madridi e merr vendimin për të ardhmen e Viniciusit

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë