Në zgjedhjet e 12 tetorit për kryetar të Komunës së Klinës, gara do të ketë një veçanti të rrallë: tre kandidatë vijnë nga i njëjti fshat, Cerovik.
Edhe pse komuna përfshin 54 fshatra, tre nga katër kandidatët për kryetar kanë origjinë nga ky fshat.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të garojë me Sokol Bashotën, i cili ka drejtuar më parë këtë qytet.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të kandidojë me Arben Limanajn, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të garojë me Ramiz Rrustajn.
Aktualisht, Klina drejtohet nga Zenun Elezaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili do të garojë edhe për një mandat të ri.