Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Bashkëpunimi me Kosovën, model suksesi në rajon”, thotë drejtori i Policisë së Shqipërisë

05/07/2025 - 10:03
në Lajme
A A
“Bashkëpunimi me Kosovën, model suksesi në rajon”, thotë drejtori i Policisë së Shqipërisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ilir Proda ka folur rreth bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, lidhur me operacionet e njëpasnjëshme të zhvilluara për goditjen e grupeve që trafikojnë armë zjarri nga Kosova në Shqipëri.

Sipas tij, këto operacione janë dëshmi e qartë se Policia e Shtetit është e pranishme, vigjilente dhe e vendosur për të garantuar sigurinë në çdo cep të vendit dhe se bashkëpunimi me Policinë e Kosovës është kthyer në model suksesi në rajon, transmeton Klankosova.tv.

“Shpreh falënderimin dhe vlerësimin maksimal për strukturat e Policisë së Kukësit, për efektivët e patrullës, të Shqiponjave dhe specialistët e hetimit, të cilët, me profesionalizëm dhe angazhim të lartë, goditën një rast të trafikimit të armëve të zjarrit në sasi të mëdha, duke sekuestruar 8 armë zjarri të llojit pistoletë dhe vunë në pranga dy shtetas nga Kosova”.

“Armët janë burimi kryesor i ngjarjeve kriminale, i krimeve ndaj jetës dhe pronës, si dhe një rrezik i vazhdueshëm për rendin publik. Çdo armë e ndaluar, në kufi apo në territorin tonë, është një jetë e shpëtuar. Rastet e shumta të armëmbajtjes pa leje, të goditura së fundmi në të gjithë vendin, flasin për një angazhim të palëkundur të Policisë së Shtetit. Çdo rrjet i çmontuar është një krim i parandaluar”, u shpreh drejtori i policisë.

“Policia e Shtetit është e përfshirë maksimalisht në veprime parandaluese, hetimore dhe operacionale, brenda dhe jashtë vendit, në bashkëpunim me partnerët tanë, për të luftuar krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçanti. Në këtë betejë të përditshme, jam i bindur se suksesi i plotë vjen vetëm me bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, shoqërinë civile, të rinjtë e të rejat dhe median. Ndërsa ne punojmë për sigurinë tuaj, ju ftoj të qëndroni pranë Policisë, të bashkëpunoni dhe të jeni pjesë e kësaj fryme të re të besimit dhe respektit reciprok”.

“Së bashku, do të forcojmë edhe më shumë sigurinë, duke përmirësuar më tej imazhin e Shqipërisë, e cila është dhe mbetet një vend i sigurt dhe mikpritës, për të gjithë vizitorët dhe turistët nga mbarë bota që zgjedhin të vijnë dhe të njohin bukuritë tona. Faleminderit strukturave të Policisë për profesionalizmin dhe angazhimin maksimal, edhe në këto ditë shumë të nxehta”, tha Proda.

JU REKOMANDOJMË

Ibishi: Durimi i qytetarëve ka humbur, anarkistët të mbledhin mend
Lajme

Ibishi: Durimi i qytetarëve ka humbur, anarkistët të mbledhin mend

05/07/2025 - 12:55
Loshi tregon çka ndodhi në kuvend
Lajme

Sekretari i Kuvendit zbulon sms-in në anglisht, s’tregon kujt iu dërgua

05/07/2025 - 12:50
Loshi tregon çka ndodhi në kuvend
Kryesore

Loshi tregon çka ndodhi në kuvend

05/07/2025 - 12:46
Elezi për kërcënimin me bombë në Kuvend: Referuar aktiviteteve të policisë, duket të jetë serioze
Lajme

Elezi për kërcënimin me bombë në Kuvend: Referuar aktiviteteve të policisë, duket të jetë serioze

05/07/2025 - 12:42
Kuvendi vazhdon punimet në orën 20:00
Lajme

Kuvendi vazhdon punimet në orën 20:00

05/07/2025 - 12:35
Zogaj: Pas disa orëve besoj se prapë vazhdojmë me seancën
Lajme

Zogaj: Pas disa orëve besoj se prapë vazhdojmë me seancën

05/07/2025 - 12:31

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • LAJMI I FUNDIT: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj këtij ministri të qeverisë Kurti – dyshohet për keqpërdorim të mbi 1 milion eurove

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Skandali me mbi 100 milionë franga në Zvicër | Përmendet “Numarics”, kompania e Kristian Kabashit në Kosovë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këto janë 8 institucionet shëndetësore private që Inspektorati i mbylli në mungesë të licencave (VIDEO)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë