Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bastisjet kundër rrjetit kriminal të drogës, arrestohet Kurbin Dezdari

04/06/2025 - 16:16
në Lajme
A A
Bastisjet kundër rrjetit kriminal të drogës, arrestohet Kurbin Dezdari
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka arrestuar 22 persona dhe ka kryer dhjetëra bastisje pasi ka thyer një platformë të komunikimeve të koduar të përdorur nga grupet e krimit të organizuar.

Nga 22 të arrestuarit, 19 prej tyre u kapën gjatë bastisjeve të Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve në rajonet e Prishtinës dhe Pejës.

Në Pejë – ku u prangosën dhjetë persona – u arrestua edhe Kurbin Dezdari, një emër i përfshirë në përplasje me grupin e rrezikshëm të Demë Elshanit në Pejë, ka mësuar Paparaci nga burime të informuara për operacionin.

Kurbin Dezdari, 32-vjeç, është vëllai i Alban Dezdarit, të dënuarit nga një gjykatë e shkallës së parë në Prishtinë për përfshirje në vrasjen e dy policëve në Podujevë më 2004. Alban Dezdari akuzohet bashkë me Bedri Krasniqin për implikim në këto vrasje.

32-vjeçari Dezdari ishte cak i një sulmi të dyshuar nga grupi i Demë Elshanit, një të kërkuari me fletarrest ndërkombëtar aktiv, më 23 janar të këtij viti. Një sasi eksplozivi kishte shpërthyer në biznesin e familjes Dezdari.

Shpërthimi në biznesin e familjes Dezdari në janarin e këtij viti dyshohet se ndërlidhet me një kallëzim penal ku janë të përfshirë disa persona.

Alban Dezdari, vëllai i Kurbin Dezdarit, i tha Paparacit në një bisedë telefonike një ditë pas ngjarjes se dyshon që prapa sulmit ndaj familjes së tij qëndron Demë Elshani.

“Kam pasur vazhdimisht kërcënime. Vëllai im, Kurbini, personalisht ai ka pasur, jo unë. [Kërcënimet] lidhen me një deklaratë për zbardhjen e një rasti që ka ndodhur në një biznes tjetër”, kishte thënë Alban Dezdari në një deklaratë për Paparacin më 23 janar, 2025.

Në Pejë, përveç Kurbin Dezdarit, të arrestuar për përfshirje në rrjetin kriminal të kontrabandës së narkotikëve janë edhe Rexhep Nikqi, Arianit Krasniqi, Abedin Gjakova, Andi Vokshi, Blerim Sharapolli, Rifat Vuçetaj, Roland Beqiri, Kenan Brovina dhe Safet Lajqi.

Ndërkaq, në Prishtinë janë arrestuar: Ragip Bislimi, Erduan Ismaili, Shemsi Bahtiri, Edin Berisha, Ardijan Mazrekaj, Onur Vizdik, Lorik Tigani, Kahraman Aksoy dhe Ylli Musliu.

Në Viti është arrestuar Armend Ismajli, ndërsa në Suharekë Elez Elezi. Në Podujevë është arrestuar Avni Rekaliu.

Pas një hetimi disamujor, Prokuroria Speciale e Kosovës tha të martën se ka zhvilluar një operacion të madh kundër krimit të organizuar, që çoi në arrestimin e 22 personave nën dyshimin për përfshirje në trafikim ndërkombëtar me narkotikë dhe pastrim parash.

Operacioni është koduar nën emrin “Qielli i Thyer”.

Prokuroria tha se personat janë arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “krim i organizuar”, në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave.

Sipas Speciales, të pandehurit dyshohen se i kanë kryer përmes aplikacionit “SkyECC”.

Gjatë bastisjeve, autoritetet kanë sekuestruar sasi të mëdha të pasurisë dhe dëshmive materiale. /Paparaci.om

JU REKOMANDOJMË

AAK me Deklaratë Politike: VV e ka qëllim të uzurpojë të gjithë pushtetin, ka degraduar institucionet e vendit
Lajme

AAK me Deklaratë Politike: VV e ka qëllim të uzurpojë të gjithë pushtetin, ka degraduar institucionet e vendit

05/06/2025 - 23:06
Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
Lajme

Sejdiu kritikon skenën politike: Kurrkush s’po vepron – ne me 16 deputetë ‘patare’ një Kosovë e kemi bërë

05/06/2025 - 22:50
Cilat janë lidhjet e drejtueseve të KOSTT-it me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë?
Kryesore

Cilat janë lidhjet e drejtueseve të KOSTT-it me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë?

05/06/2025 - 22:43
“Defender25” në Durrës, Ambasada amerikane në Tiranë: Stërvitja jonë më e madhe vjetore në Evropë
Kryesore

“Defender25” në Durrës, Ambasada amerikane në Tiranë: Stërvitja jonë më e madhe vjetore në Evropë

05/06/2025 - 22:17
“Përparim Rama e ka të vështirë fitoren’’, Ahmeti për garën në kryeqytet: S’mundesh gjithë me thanë “s’më kanë lanë”
Lajme

“Përparim Rama e ka të vështirë fitoren’’, Ahmeti për garën në kryeqytet: S’mundesh gjithë me thanë “s’më kanë lanë”

05/06/2025 - 22:03
27 dështime, Krasniqi: VV-ja lëviz vetëm kur i rrezikohet mbështetja elektorale
Kryesore

27 dështime, Krasniqi: VV-ja lëviz vetëm kur i rrezikohet mbështetja elektorale

05/06/2025 - 21:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1434 Shpërndaje
    Shpërndaje 574 Tweet 359
  • Si i kaloi krejt filtrat vajza e trafikantit të kokainës dhe u dekretua gjyqtare nga presidentja

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Pagesat për lehona dhe shtesat për fëmijë, Hekuran Murati jep detaje!

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Lajm i mirë për punëtorët e sektorit publik: Rriten pagat

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Pse Naim Murseli kërkoi burgim të përjetshëm? Kush e mësoi? (VIDEO)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë