Baton Haxhiu, analist në Pressing, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë.
Në një moment, Haxhiu u rikthye në historinë e para gati tri dekadave.
banner
Haxhiu ka pretenduar se e ndali murin e Mitrovicës, që ishte planifikuar të ndërtohej nga ushtria e Francës.
“Në vitin 2000, ky që e ke përball, me atë fuqinë e vogël që e kam pasë, e kam ndal murin e Mitrovicës, i cili ka qenë i aprovuar dhe gati për t’u ndërtu nga ushtria franceze” – tha Haxhiu në T7.














