Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Batoni, korrupsioni, pasioni dhe misioni

02/04/2025 - 11:05
në Lajme, Opinione
A A
Batoni, korrupsioni, pasioni dhe misioni
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga Cim Peka

Me Batonin replikoj cdo nate publikisht ne emisionin tim, jo per hir te debatit, porse ne shume ceshtje kemi qendrime krejt te kunderta. Nje artikull replike te tij, mbi debatin ne studio per nje shkrim te tij, me beri qe te reflektoj mbi qendrimet e tij pertej debatit televiziv.

Kolegu dhe miku im Baton me akuzonte se kisha kundershtuar tezat e tij pa e lexuar artikullin. E vertete eshte. Nuk e kisha lexuar. Por thjeshte pretendimi i tij se Rames i duhej edhe nje mandat tjeter per ta bere Shqiperine evropiane e bente leximin e artikullit te panevojshem. Per shak te replikes, ju riktheva artikullit, per te pare argumentat e tij. U bera pishman. Nuk kishte asnje argument. Njesoj si Rama qe nuk ka program. Ne artikullin e pare, miku im Baton na thoshte se Rames i takon nje mandate i katert se kishte pare nje prezantim te tij, me gjase ne powerpoint, dhe i ishte mbushur mendja. Pasioni religjioz i tij per ta paraqitur Ramen si liderin tone qe do na coje ne Evrope me kujton te njejtin passion me te cilen promovonte ndarjen e Kosoves dhe idene se Hashim Thaci eshte nje shqiptar i madh. Sesi shkoi historia e ndarjes se Kosoves dhe e Thacit tashme dihet. Batoni thoshte se tek prezzantimi I Edi Rames kishte pare ‘nje rrefim te vendit qe po del nga erresira e tranzicnionit dhe po sheh vehten ne pasqyren e Evropes’, duke shtuar se tek ai prezantim ai kishte pare ‘nje ide konkrete se si Shqiperia mund te jete modern, efikase, e pasur dhe ne fund Evropiane’. Ku e pe Baton? I magjepsur nga prezantimi, Batoni shprehet se ‘kur sheh me vemendje prezantimin e tij, nuk sheh diktatin e zakonshem te pushtetit, por nje forme te re te qeverisjes qe kerkon te binde jo me frike por me perparim, dhe se perballe kesaj kritika tradicionale humbet peshe mbetet pezul’. Baton, nuk e di se ne cfare universi parallel jeton ti, por sa i perket diktatit dhe frikes, une mund te tregoj jo nje por mijera shembuj sesi adrministrata publike kercenohet me vendin e punes nese nuk siguron 5 vota familjare. Kjo shkon edhe per bizneset private dhe punonjesit e tyre. Hajde Baton bejme nje eksperiment: marrim nje biznes privat qe pret Sali Berishen, dhe do te shohim se brenda 48 oreve aty do zbarkojne tatimoret. Per cfare lirie dhe perparimi e ke fjalen? Kjo eshte ajo qe ti quan se kjo burokraci po modernizohet dhe efikasizohet si pjese e vizionit evropian?

Pastaj Batoni thote se eshte e vertete se vendimarrja ka centralizim, por se ky centralizim ka sjelle rritjen e pagave, reformimin e arsimit dhe shendetesise. Baton, seriozisht e ke? Flet per arsimin dhe arrestimet si sukses ne te njejtin artikull? Ti e quan zhvillim dhe arritje se mburremi per burgjet qe hapim dhe shkollat qe mbyllen? Ke bere ndonje here analize se sa eshte numri i personave ne burg ne raport me popullesine? Po sa eshte numri I shkollave qe jane mbyllur keto 12 vite? Po numri i nxenesve qe jane larguar nga vendi bashke me familjet e tyre? Ke pare ndonje here vleresimin PISA te studenteve tane? E di qe kemi nxenesit me injorante ne Evrope? E di qe ne vleresimin e vitit 2024 nxenesit tane rankoheshin midis Indonezise dhe Guatemales? Merr kurajon dhe flet per sukses dhe zhvillim ne shendetesi? Ty me siguri te duket Vilma Nushi si Marie Curie se ndryshe nuk ka mundesi. Cdo sherbim shendetesor eshte dhene me koncension, dhe cdo koncesion eshte nen hetim penal, ministry i shendetesise ne burg, pasuesja e tij nen hetim dhe ti flet per sukses ne shendetesi? Ne kohen qe ti shkruaje per sukseset ne shendetesi, Syri.Tv dha nje emiosion ku tregohej se te semuret me kancer ktheheshin mbrapsht se nuk kishte ilaqe. Ne te njejten kohe Edi yt, ne vend te te siguronte ilaqet, inaguronte nje investim disa milione Euro per nje hotel dhe park ne ambjentet e spitalit ‘Nene Tereza’. Ku eshte zhvillimi Baton, tek tenderi 10 milione euro per hotelin apo mungesa e ilaqeve per kimio terapi?

Ne mungese te nje argumenti si programi Rames, Batoni e mbyll artikullin i ekzaltuar se ‘shija e Bashkimit Evropian eshte perkthyer ne gjuhen e nje vendi te vogel qe ka vendur me ne fund te jete i madh ne vizion’. Ne cilin vizon? Mund te duket i madh ne television, por jo ne vision. Sepse ne vision, nuk eshte as i madh e as i vogel. Vizioni te cilit i referohet Batoni nuk ekziston fare. Apo eshte ‘Pasaporta Evropiane ne vitin 2030’?

Boshellekun e artikullit te pare, Batoni mundohet ta mbushe me artikullin e dyte, si replike ndaj meje. E vetmja gje qe bie dakord me Batonin ne artikullin e dyte eshte qe Po, me nje mandate te katert Edi Rama do ti beje shqiptaret me pasaporte evropiane. Por, jo duke integruar Shqiperine ne BE, por duke larguar edhe keta pak shqiptare qe kane mbetur. Baton, shqiptaret tashem jane evropiane edhe me pasaporte. 480 mije shiptare kane pasaporte italiane. 600 mije kane pasaporte greke. Rreth 500 mije te tjere jane neper shtete te tjera me pasaporte apo ne process te marrjes se pasaportes evropiane. Keta jana shqiptaret qe iken ne vitet ’90 nga varferia e shkaktuar nga regjimi I partise se Edi Rames. Jane edhe 1 milion te tjere qe kane ikur nga verferia nen udheheqjen madheshtore te Edi Rames ne keto 12 vjet. Nga 70% e popullesise se Shqiperise qe kane ikur, 40% tashme kane nje pasaporte perendimore. 25% te tjere qe nuk e kane marre akoma sepse kane ikur vone, do ta marrin edhe ata. 5% te tjere jane ne te zeze.

Batoni zemerot me ne kur nuk e vleresojme tek ai flet per vision, estetike dhe rend. Te tre keto koncepte bashkohen tek nje gje e vetme: Kullat e larta ne Tirane dhe fshtatrat turistike ne bregdet. Per vision, sepse i vetmi vision i Rames jane lejet e ndertimit. Per estetike, sepse Rama kujdeset vete per projektimin e tyre. Per rend, sepse ato jane product i pastrimit te parave te droges dhe korrupsionit.

Korrupsioni thote Batoni, nuk eshte shpikje shqiptare, dhe se ajo prek ne thelb marredhenien midis moralit dhe performances politike te projektit. Korrupsini nuk eshte shpikje shqiptare, port e japesh 130 milione euro per nje incinerator qe nuk ekziston, kjo eshte shqiptare. Te keshe gjysmen e kabinetit qeveritar ne burg eshte shiptare, dhe gjysmen tjeter rruges per aty eshte shqiptare. Edhe krimi nuk eshte shpikje shqiptare, port e keshe 26 deputete dhe kryetare bashkishe te nje partie te vetme te larguar per shkak te dekriminalizimit eshte shqiptare. Eshte socialiste. Eshte Edi Ramiste. Korrupsioni nuk eshte ‘marredhenie midis moralit dhe performances politike’. Morale mund te jete ne shoqeri, ne kishe dhe ne xhami. Ne terrenin per te cilin po flasim korrupsioni nuk eshte ceshtje morale por ceshtje penale. Ne zemer te ceshtjes morale, penale dhe evropiane te korrupsionit qeveritar kemi shembullin e ngrirjes se fondeve IPARD II te Bashkimit Evropian. Miku im Baton, Komisioni Evropian cdo vit jep nje fond ne formen e grantit per AZHBR-Agjensine qe merret me zhvillimin e bujqesise ne vend. Pas hetimeve te kryera nga zyra e OLAF (prokuroria e KE), rezultoi se keto fonde ishin abuzuar dhe vjedhur. Si mase, Komisioni Evropian, ka ngrire plot 270 milione euro te destinuara per kete projekt. Ka me shume se tre vjet qe keto fonde jane te ngrira ne ‘pritje te masave qe do ndermarre qeveria shqiptare per te adresuar problemin e vjedhejes’. E di Baton se cila eshte masa qe ka marre qeveria shiptare? Frida Krifca nga titullare e atij institucioni, ne vend qe te shkarkohej, u promovua ministre e bujqesise. Zyra e OLAF ka depozituar dosjen e plote te SPAK, por ndaj saj nuk ngrihet akuze dhe as nuk arrestohet, sepse i duhet Edi Rames te kaloje nje here 11 majin.

Batoni mburr Ramen se beri Reformen ne Drejtesi dhe se krijoi SPAK i cili nuk ndalon me ne deren e ministrise. A nuk ishte Edi Rama ai qe para pak javesh i tha SPAK-ut ne conference per shtyp ‘..dhe mos guxoni te kerkoni telefonin tim?’ Per cfare reforme ne drejtesi flet ti Baton? Per cfare SPAK-u? Ate te Irena Gjokes e cila eshte e provuar me dokumenta zyrtare qe eshte denuar ne Greqi me vendim te formes se prere, qe megjithate ka kaluar vetting-un, dhe ne vend qe te ishte ne burg per falsifikim te formularit te dekriminalizimit, ajo mbahet ne detyre se duhet te burgose Sali Berishen? Apo per SPAK-un qe akuzon Bardh Spahine per shperdorim detyre se ka shkarkuar nga puna nje drejtor ujesjellesi me rekomandim te KLSH, nderkohe qe per 12 vjet, shteti shqiptar ka paguar 170 milione euro per largimet e padrejta nga puna nga qeveria e Edi Rames? Apo per ate qe mbyll hetimin ndaj vellait te Rames duke thene se “nuk e dime kush ka qene ne makine me trafikantet, por nuk ka qene Olsi’. Ku Sali Berisha provon me dokumenta zyrtare se ai ka udhetuar te pakten shtate here me makine me trafikante; ku Olsi thote jo shtate, por vetem nje here, dhe SPAK thote asnjehere? Per SPAK qe arreston Erion Veliajn per blerjet e bashkeshortes por jo per firmat e tij ne vjedhjet e provuara prej qindra miliona eurosh? Mund te vazhdoj pa fund me shembuj; nga arrestimi i Sali Berishes, i Ilir Metes, i Ervin Salianjit, deri tek perndjekja e Arben Ahmetajt, tek qindra doje ministrash, drejtoresh te cilat mbahen te pluhrosura nga SPAK.

Prandaj Baton nuk ta lexova shkrimin e pare. Sepse ai nuk ka te beje as me ceshtje vizioni, as korrupsioni, as pasioni, por misioni.

JU REKOMANDOJMË

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun
30/09/2026 - 00:18

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vijuar komentet në drejtim të ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili gjatë ditës ka deklaruar se “dënimet në Hagë kanë...

Më shumëDetails

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive
29/09/2026 - 23:03

Duke folur për drejtësinë dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se drejtësia është pritur për 26 vjet. “Drejtësia që...

Më shumëDetails

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK
29/09/2026 - 22:56

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se votimi i ndryshimit të ligjit që lidhet me Gjykatën Speciale duhet të ndodhë para nisjes së...

Më shumëDetails

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi
29/09/2026 - 22:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë arritur marrëveshje për krijimin e listës së përbashkët “Koalicioni...

Më shumëDetails

Haziri: Durimi ka arritur në kufi, më 1 tetor do ta shihni forcën e këtij sheshi

Haziri: Durimi ka arritur në kufi, më 1 tetor do ta shihni forcën e këtij sheshi
29/09/2026 - 22:19

Çlirim Haziri, organizator i protestës në kuadër të iniciativës “JO NË EMRIN TIM”, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin hapa konkretë përmes ligjit për Dhomat...

Më shumëDetails

Shala: Kushti elementar për t’i dalë zot çështjes në Hagë është që Kurti të mos jetë kryeministër

Shala: Kushti elementar për t’i dalë zot çështjes në Hagë është që Kurti të mos jetë kryeministër
29/09/2026 - 22:09

Opinionisti Azdren Shala ka deklaruar se, sipas tij, një nga kushtet kryesore për t’i dalë në mbështetje çështjes së ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale është që Albin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Me një foto intime, Lotina uron Mozzikun për 31-vjetorin e lindjes

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • I dëmtuari në gjykimin ndaj Curri, Maqanit, Thaqit, Bojkut dhe Nikës : Pash që po më shkatërronin me kamatë e borxh

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Deputeti i LVV’së tregon nëse e votojnë Ramush Haradinajn për president

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Amerikani kërkoi shofere grua për bashkëshorten, suspendohet punëtori i ‘Hej Taxi’ pas komentit skandaloz

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë