Bayern Munichi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Bundesligë, duke vazhduar kështu edhe kryesimin në tabelë.
Kampioni në fuqi gjerman shënoi sot fitore në udhëtim te Freiburgu, në kuadër të javës së 28-të.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Europa-Park”, ka përfunduar me rezultatin 1:34.
Leon Goretzka (58’), Serge Gnabry (73’), Kingsley Coman (82’) dhe Marcel Sabitzer (90+6) shënuan në fitoren e “Bavarezëve”.
Ndërkaq, Nils Petersen shënoi golin e vetëm për vendasit në minutën e 63-të.
Bayerni pas kësaj fitore ka 66 pikë dhe vazhdon të jetë në pozitën e parë në tabelë, me nëntë pikë më shumë se Borussia Dortmundi që momentalisht ka një ndeshje më pak.
Kurse, Freiburgu renditet i pesti me 45 pikë.













