Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE konfirmon se më 17 dhjetor zhvillohet rundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi

10/12/2024 - 10:02
në Kryesore, Lajme
A A
BE konfirmon se më 17 dhjetor zhvillohet rundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian ka konfirmuar të martën se takimi i radhës në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel kryenegociatorësh, do të zhvillohet më 17 dhjetor në Bruksel, dhe se të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim. Zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Anitta Hipper, ka thënë se në këtë takim do të shqyrtohen një varg çështjesh, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Takimi i fundit në nivel kryenegociatorësh është zhvilluar më 23 tetor në Bruksel. Kosova përfaqësohet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa Serbia nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Sipas burimeve diplomatike të Radios Evropa e Lirë, i dërguari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak u ka raportuar vendeve anëtare për gjendjen e dialogut dhe ka thënë se palët kanë mungesë të qartë të gatishmërisë për të bërë ndonjë progres në zbatimin e Marrëveshjes për normalizim.Palët kanë arritur pajtueshmëri për këtë marrëveshje në shkurt të vitit të kaluar në Bruksel, ndërsa për një aneks zbatimi në Ohër të Maqedonisë së Veriut, një muaj më vonë.
Dy vendet nuk kanë bërë hapa drejt zbatimit të paktit dhe për këtë fajësojnë njëra-tjetrën.Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas ka shprehur gatishmëri që të angazhohet aktivisht në procesin e dialogut.

Mandati i Lajçakut, i vazhduar disa herë, do të përfundojë në fund të muajit janar, të vitit tjetër.Ka pritje që kryediplomatja Kallas, në bashkëpunim me vendet anëtare, të vendosë lidhur me vazhdimin e dialogut, përfshirë edhe rreth asaj se a do të ketë pasardhës të Lajçakut në atë postë, dhe kush do të jetë ai.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 2008.Dy vendet dialogojnë në Bruksel me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian qysh prej vitit 2011, kanë arritur disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar./REL

JU REKOMANDOJMË

Rreth 70 milionë euro të paguara për pensionet e veteranëve gjatë 2023-tës
Kryesore

OVL-UÇK letër presidentes Osmani: A është zgjatur mandati i EULEX?

09/06/2025 - 22:54
Deliu-Kodra: Kryeministri është dorëzuar, do të shkojmë drejtë zgjedhjeve
Lajme

Deliu-Kodra i thotë JO koalicionit me VV-në: Preferojmë me partitë ish-opozitare

09/06/2025 - 22:48
Përfaqësuesit e ‘Liria ka emër’ thërrasin konferencë për media, nuk dihet arsyeja
Lajme

Përfaqësuesit e ‘Liria ka emër’ thërrasin konferencë për media, nuk dihet arsyeja

09/06/2025 - 22:38
Limaj: Sjellja me arrogancë e Qeverisë Kurti ndaj partnerëve të Kosovës, po i bën dëme vendit
Lajme

Limaj: Tre vota për Kuvend, jo kërkesa për poste – gati të zgjidhim krizën

09/06/2025 - 22:33
Spahiu: Luftë në Kosovë mund të ketë nëse dëshiron Amerika dhe Vuçiqi
Lajme

Nexhmedin Spahiu e quan Presidenten e Kosovës qyqajk– Pse flamuri i UÇK-së para atij të Presidencës?

09/06/2025 - 22:22
Matoshi për Kurtin: Po i intereson komoditeti me xhipa të zi
Lajme

Matoshi për Kurtin: Po i intereson komoditeti me xhipa të zi

09/06/2025 - 22:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sveçla nuk mirëpritet në veri: Aktivisti serb e pret me filikaq- kapet me mbrojtjen e afërt (Video)

    Sveçla nuk mirëpritet në veri: Aktivisti serb e pret me filikaq- kapet me mbrojtjen e afërt (Video)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Si ndodhi ndalimi i infermieres shqiptare nga policia serbe?

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Na gjuanin nga çdo drejtim gjithë fshati.. kisha shumë plagë”, polici i Kosovës tregon tmerrin që përjetoi në Banjska

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kuvendi në ngërç, deputetët e rinj angazhojnë 74 asistentë personal me paga të majme- (Lista me emrat e asistentëve)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Asamblisti i VV-së fton prokurorinë të hetoj konkursin e QKMF-së në Ferizaj: I është përgatitur vajzës së zëvendësdrejtorit Afrim Abazi

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë