Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE përmbledh vizitën e parë të Kallas në Kosovë: Stabiliteti varet nga dialogu, jo nga konfrontimi

23/05/2025 - 22:05
në Kryesore, Lajme
A A
BE përmbledh vizitën e parë të Kallas në Kosovë: Stabiliteti varet nga dialogu, jo nga konfrontimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë një përmbledhje vizitës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Kaja Kallas, të cilën ajo e zhvilloj gjatë ditës së djeshme dhe sot. Kjo ka qenë edhe vizita e parë e Kallas në Kosovë, ndërsa e dyta në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në postim theksohen takimet që Kallas ka pasur, duke filluar nga shefi i zyrës së BE-së, Aivo Orav, si dhe me kryeministrin në largim Albin Kurtin, dhe liderët e partive politike.

Po ashtu, në njoftim theksohet edhe deklarata e Kallas për rrugën e Kosovës dhe të Serbisë për një të ardhme të sigurt.

‘‘Stabiliteti varet nga dialogu, jo nga konfrontimi”, citohet te ketë thënë Kallas.

Postimi:

Nga data 22 deri më 23 maj, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë / Nënkryetarja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, vizitoi për herë të parë Kosovën, si pjesë e vizitës së saj të dytë në Ballkanin Perëndimor.

Në Prishtinë, ajo u prit nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadori Aivo Orav. Gjatë një konference për shtyp, Kallas theksoi rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për BE-në, duke nënvizuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është rruga e vetme drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për popujt e këtij rajoni. “Stabiliteti varet nga dialogu, jo nga konfrontimi”, tha ajo.

Gjatë kësaj vizite dyditore, Përfaqësuesja e Lartë zhvilloi bisedime konstruktive me Kryeministrin në largim dhe liderët e partive kryesore politike në Kosovë. Zonja Kallas gjithashtu u takua dhe dëgjoi përfaqësues të shoqërisë civile.

Ajo u prit gjithashtu nga Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani.

Ditën e dytë të vizitës, ajo u prit nga Shefi i Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, në Qendrën e EULEX-it në Mitrovicë.

Për të përmbyllur vizitën, Kallas vizitoi Gjykatën Themelore të Mitrovicës dhe u takua me përfaqësues nga sektori i arsimit.

JU REKOMANDOJMË

Kurti në Francë, Vuçiq pretendon se kryeministri mund të kërkojë “shkuarjen e FSK-së” në veri

Kurti në Francë, Vuçiq pretendon se kryeministri mund të kërkojë “shkuarjen e FSK-së” në veri
27/03/2026 - 16:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të premten për vizitë zyrtare në Francë, ku pritet të takohet me presidentin Emmanuel Macron. Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë...

Më shumëDetails

Vjen lajmi i shumpritur: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të

ASK: Më shumë të punësuar me pagë primare dhe sekondare në gusht 2023, sesa një vit më parë
27/03/2026 - 16:17

Rroga e 13-të do të shpërndahet të martën, me 31 mars. Kështu ka konfirmuar deputeti i VV-së, Fatos Geci me anë të një postimi. Ai ka bërë këtë...

Më shumëDetails

Nagavci paralajmëron biseda intensive për Presidentin: S’mund t’i tërheqim Konjufcën e Kollçakun pa pasë ndonjë emër tjetër

Nagavci paralajmëron biseda intensive për Presidentin: S’mund t’i tërheqim Konjufcën e Kollçakun pa pasë ndonjë emër tjetër
27/03/2026 - 16:11

Shefja e Grupit Parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se për ditët që i kanë në dispozicion do...

Më shumëDetails

Gjermania: Asociacioni temë e shpeshtë sa herë flasim me Qeverinë, drafti duhet të çohet në Kushtetuese

Gjermania: Asociacioni temë e shpeshtë sa herë flasim me Qeverinë, drafti duhet të çohet në Kushtetuese
27/03/2026 - 16:09

Diplomati estonez, Aivo Orav, pak para se të përmbyllte angazhimin e tij si shef i Zyrës së BE’së në Kosovë, kishte thënë se mund të shfrytëzohej diplomacia për...

Më shumëDetails

Nga dënimi për vjedhje banke në Nju Jork tek dyshimet për lidhje me Joaquin “El Chapon”, shkrimi i OCCRP për kosovarin Hamdi Lataj

Nga dënimi për vjedhje banke në Nju Jork tek dyshimet për lidhje me Joaquin “El Chapon”, shkrimi i OCCRP për kosovarin Hamdi Lataj
27/03/2026 - 15:29

Tre gazetarët, Rob Cribb, Brian Fitzpatrick të Byrosë së Gazetarisë Hulumtuese dhe Jared Ferrie nga OCCRP kanë publikuar një shkrim për shqiptarin nga Kosova, Hamdi Lajta, i cili...

Më shumëDetails

Policia jep detaje për dy personat që u kapën duke vjedhur naftë në Prishtinë

Policia jep detaje për dy personat që u kapën duke vjedhur naftë në Prishtinë
27/03/2026 - 15:06

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë” në Prishtinë. Sipas njoftimit, arrestimi është bërë nga njësitet policore të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kushtrim Kokalla: Të dyja familjet Ademaj dhe Murseli e kanë ditur që Liridona e Naimi…

    Kushtrim Kokalla: Të dyja familjet Ademaj dhe Murseli e kanë ditur që Liridona e Naimi…

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Qumësht 0.79, vezë 2.79 euro …” – Emona Center lanson super ofertën e re javore

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • ”SOLD OUT”, FFK njofton se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Turqi/Rumani

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë