Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE pritet të miratojë një dokument më 17 dhjetor për Kosovën dhe Serbinë, kërkohet themelimi i Asocaicionit pa vonesa

14/12/2024 - 12:16
në Kryesore, Lajme
A A
BE pritet të miratojë një dokument më 17 dhjetor për Kosovën dhe Serbinë, kërkohet themelimi i Asocaicionit pa vonesa
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian pritet të miratojë me 17 dhjetor një draft me konkluzione në të cilat pritet t’i bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që pa vonesa t’i zbatojnë marrëveshjet e dala nga dialogu, shkruan DW.

Zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të dala nga dialogu Kosovë-Serbi,  ku përfshihet edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, do të jetë kërkesa kryesore për Kosovën dhe Serbinë, sipas konkluzioneve të draft-dokumentit të zgjerimit që ka përgatitur BE-ja. Ky dokument, që e ka parë DW, pritet të hidhet për miratim më datën 17 dhjetor në takimin e ministrave të BE-së.

Çfarë përmban dokumenti i konkluzioneve?

Në dokumentin e ri të BE theksohet, se rrugëtimi i Kosovës dhe Serbisë drejt integrimeve evropiane varet pikërisht nga këto detyrime. Po ashtu në dokument përmendet edhe situata në veriun e Kosovës, sidomos pas shpërthimit muajin e kaluar në kanalin e  ujit Ibër-Lepenc në Zubin Potok. Kosova e fajëson Serbinë për sulmin, por Serbia e mohon kategorikisht përfshirjen.

“Këshilli mbetet thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të qëndrueshëm për deeskalim, të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe provokative që mund të çojnë në tensione dhe dhunë, dhe të evitojnë retorikën përçarëse“, thuhet në draftin e dokumentit të BE-së.

BE: Duhet filluar puna për Asociacionin

Më 17 dhjetor pritet të takohen në Bruksel në kuadër të dialogut edhe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Në dokument thuhet, se “këshilli e përsërit, se Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksi për zbatimin e saj, të miratuara në shkurt dhe mars të vitit 2023, duhet të respektohen dhe zbatohen në tërësi sa më shpejtë që të jetë e mundur pa parakushte, sikurse të gjitha obligimet e tjera nga BE-ja”.
Kosovës në mënyrë të veçantë i kërkohet ta fillojë punën për “miratimin e draft-statutit evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

“Kjo përfshin themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duke nisur me përcjelljen e draft-statutit, të cilin palëve ua ka paraqitur ndërmjetësuesi i BE-së, përmes vendimit të Qeverisë së Kosovës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës pa vonesa të reja”, thuhet në këtë draft dokument.

Në tetor të vitit 2023, BE i dorëzoi Kosovës dhe Serbisë një “draft-statut modern” për formimin e Asociacionit. Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Italia e mbështetën atë./DW/

JU REKOMANDOJMË

Rezoluta për Srebrenicën -Osmani kujton fjalët e fëmijës që pyeti: Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo?
Kryesore

Osmani në Japoni: Kosova është një demokraci që shikon drejt të ardhmes

11/06/2025 - 21:04
Totaj sërish në garë për të parin e Prizrenit
Lajme

Totaj sërish në garë për të parin e Prizrenit

11/06/2025 - 20:53
Incidenti i së premtes në veri, policia thërret konferencë për media
Kryesore

Hoxha: Kemi dorëzuar dëshmi që Spahiu s’është pjesë e PK-së nga viti 2022

11/06/2025 - 20:42
Kryeziu – Kurtit: Krijimi i lajmeve për të shantazhuar e për të mbyllur debatet mbi keqpërdorimet, është taktikë tipike e lajmeve të rreme
Kryesore

Kryeziu: Një Kuvend pa diskutim, pa votim, pa përfaqësim duhej të bojkotohej nga të gjithë deputetët

11/06/2025 - 20:31
Ehat Miftaraj: Disa këshilltarë të Kurtit merakli të tregtisë me rrymë, pas 4 vitesh pushtet kanë më shumë pare e banesa
Kryesore

Kurti i tregon edhe audiencës ndërkombëtare rreth vendimit për t’i pranuar migrantët e dëbuar nga SHBA

11/06/2025 - 20:12
Qeveria e lë në “ankth” policinë, ende s`ka përgjigje për kërkesat e tyre
Lajme

Me dokument që dyshohet të jetë i falsifikuar e kishte shitur pronën e njëjtë disa herë, ky është avokati që u arrestua në Prishtinë

11/06/2025 - 19:51

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Moska kërcënon Serbinë, Vuçiq në Ukrainë për herë të parë, Rusia lëshon raketa e dronë

    Moska kërcënon Serbinë, Vuçiq në Ukrainë për herë të parë, Rusia lëshon raketa e dronë

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Paralajmëron shefi i inteligjencës së jashtme të Gjermanisë: Rusia është e vendosur të testojë vendosmërinë e NATO-s

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Koci flet nga Beogradi: BIA serbe pas kallëzimit penal ndaj ish-policit Spahiu

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Dosja penale e pronarit të restorantit që akuzohet për grabitjen në Suharekë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Konflikti mes Sekiraqëve dhe Capave, publikohet dosja e të arrestuarit të fundit

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë