Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ngritur temperaturat në rrjetet sociale me disa fotografi provokuese të publikuara nga pushimet e saj familjare në Kroaci.
Këngëtarja 35-vjeçare ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe ku shfaqet duke pozuar me bikini njëpalëshe me dizajn leopardi, teksa thekson me krenari linjat e kolme të trupit.
“Unë nuk do të iki kurrë. Nuk mund të më detyrosh”, ka shkruar artistja në mbishkrimin e postimit, duke i dhënë edhe një nuancë lozonjare fotografive të realizuara në bregdetin mahnitës të Hvarit.