Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar Malishevën, ku ka vlerësuar vendosmërinë dhe gatishmërinë e qytetarëve për ndryshim.
Ai ka theksuar se së bashku me Malishevën do të vazhdojnë rrugëtimin për përparimin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Në rrugëtimin për ta çuar Kosovën përpara, sot në Malishevë pashë vendosmërinë, energjinë dhe gatishmërinë për ndryshim që po rritet çdo ditë.
Bashkë me Malishevën, përpara për Kosovën!














