Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bedri Hamza për ngutinë në votimin e buxhetit: S’dua ta besoj se ka të bëjë me çështjen e presidentit

16/02/2026 - 11:18
në Lajme
A A
Bedri Hamza për ngutinë në votimin e buxhetit: S’dua ta besoj se ka të bëjë me çështjen e presidentit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se uron që të mos jetë çështja e presidentit, që potencialisht mund ta çojë vendin në zgjedhje, arsyeja e ngutisë së votimit të buxhetit për vitin 2026.

Hamza në seancën e ftuar për buxhetin ka gjetur një sërë mangësish, përfshirë këtu shënimin e rritjes së importit dhe rënies së eksportit.

“Importet në vitin 2025 kanë rritje 11,3 për qind dhe kanë arritur në 1,7 miliard. Eksportet shënojnë rënie të lehtë prej 0,2 për qind dhe kjo ka ndikuar në deficitin tregtar për vitin 2025, që e kalon shifrën prej 6 miliard eurosh. Ka rritje të eksportit të viteve paraprake dhe ka përkeqësim të deficitit tregtar”, ka deklaruar ndër të tjera Hamza.

I pari i PDK’së po ashtu ka përmendur edhe përkeqësimin e likuiditetit bankar, ku për pasojë po rriten edhe normat e interesit për kreditë familjare dhe biznesore.

“Likuiditeti në sektorin bankar po përkeqësohet. Është rritur norma e interesit në depozita, që reflekton në rritjen e normës së interesit në kredi, ku bëhen më të shtrenjta edhe për ekonomitë familjare dhe bizneset. Kemi rritje enorme të çmimit të energjisë, ujit, qumështit, mishit e të gjithë artikujve të tjerë bazë”, tha Hamza.

Më tej, ai tha se për t’u bërë paga mesatare mbi një mijë euro për sektorin publik, duhet që pagat të rriten në mbi 30 për qind.

Pos tjerash, Hamza ka përmendur edhe mos-përfshirjen e buxhetit të Komunës së Prishtinës, shumën e vogël të kompensimit të dëmeve në bujqësi, paratë e ndara për Kompleksin e Adem Jasharit./Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Buxheti 2026, Bajrami: Mereni me mend, Hekuran Murati këtu i ka dhënë vetes diskrecione thuase është mbret

Bajrami për rastin e Klan Kosovës: Për cilën Kushtetutë e kanë fjalën “patriotët”, atë që e shkeli Nagavci e Haxhiu?
16/02/2026 - 12:19

Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës në seancën e jashtëzakonshme ku po shkon në lexim të parë Projektbuxheti për 2026, lexoi disa pjesë të tektit ku tha...

Më shumëDetails

Nis takimi mes Ramës dhe Osmanit, thellim i bashkëpunimit Shqipëri–Kosovë

Nis takimi mes Ramës dhe Osmanit, thellim i bashkëpunimit Shqipëri–Kosovë
16/02/2026 - 12:13

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në takim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Më pas, ai do të zhvillojë një takim edhe me Kryeministrin e Kosovës,...

Më shumëDetails

Tahiri: Po flasim për një buxhet që nuk reflekton aspak asgjë që është premtuar

Tahiri: Raporti i DASh-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie
16/02/2026 - 11:48

Në seancën për shqyrtimin e Projektbuxhetit të Kosovës për vitin 2026, shefi i grupit parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, ka folur në emër të partisë së tij, duke...

Më shumëDetails

Abdixhiku kundërshton buxhetin për tri arsye, njëra për Prishtinën

Abdixhiku: Krimineli Radojçiq është shndërruar në terrorist, qëllim ishte nxitja e përplasjes së policisë me civilët
16/02/2026 - 11:32

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka quajtur jokushtetues dhe antiligjor Projektligjin e buxhetit të vitit 2026, sipas tij, për tri arsye. Ai tha se...

Më shumëDetails

Murati paraqet projektligjin e buxhetit para deputetëve

Hekuran Murati në 2016: Kosova më mirë të angazhonte mercenarë për t’u çliruar, veteranët po na kushtojnë shumë
16/02/2026 - 11:12

Në Kuvendin e Kosovës, ministri i Financave, Hekuran Murati paraqiti para deputetëve projektligjin për ndarjen buxhetore për vitin 2026, duke theksuar vonesat procedurale, kufizimet e zgjatjes buxhetore dhe...

Më shumëDetails

Kurti para seancës: Do të fillojmë konsultimet për Presidentin

Vllasi: Kurti nuk ka kapacitet ta formojë qeverinë pa koalicion
16/02/2026 - 11:05

Para seancës së Kuvendit ku do të shqyrtohet Buxheti për vitin 2026, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se do të fillojnë edhe konsultimet për President. “Do të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Skandaloze: Gazetarja mitrovicase që përcolli Banjskën dhe rrezikoi jetën e saj përjashtohet nga puna pasi guxoi t’i bëjë pyetje Kurtit dhe të protestojë për paga

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Pamje nga momenti emocionues i ribashkimit të dajës me vajzën që u nxor nga Siria pas 12 vitesh

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • A po mbyllen institucionet e fundit serbe në Kosovë?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Marrëveshja e Ohrit, Kurti: Duhet të na dorëohet Radojçiqi, të nënshkruhet marrëveshja dhe të tërhiqet letra e Brnabiqit

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë