Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka postuar një video duke pirë kafe me Kryetarin e Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashin.
Hamza ka thënë se pensionet e moshës do të rriten 70%, ndërsa pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës.
“Pensionet e moshës do të rriten 70%. Pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës. Duke e rritur kujdesin për pensionistët tanë, ne nderojmë sakrificat e tyre dhe sigurojmë që shoqëria jonë të mbetet e kujdesshme dhe e drejtë për të gjithë qytetarët e saj.
Kosova mundet ma mirë për pensionistët!”, ka shkruar Hamza.
https://www.facebook.com/share/r/19aiBHZQGN/