Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bedri Hamza: Nuk do të hyjmë në asnjë koalicion me VV, do të punoj për t’u dhënë qytetarëve qeverinë për të cilën ka votuar shumica

10/02/2025 - 16:40
në Kryesore, Lajme
A A
Bedri Hamza: Nuk do të hyjmë në asnjë koalicion me VV, do të punoj për t’u dhënë qytetarëve qeverinë për të cilën ka votuar shumica
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kryeministër, Bedri Hamza, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhjet e djeshme, duke vlerësuar se ato u zhvilluan në një frymë të rregullt dhe demokratike.

“Sjellja e qytetarëve ishte shembullore. I falënderoj të gjitha partitë politike që garuan dhe i uroj për rezultatet e tyre. Një mirënjohje e veçantë shkon për ekipin tim, strukturat e PDK-së dhe të gjithë aktivistët tanë që punuan për këtë rezultat,” deklaroi Hamza.

Duke analizuar rezultatet, Hamza theksoi se vota e qytetarëve e ka ndryshuar rrjedhën politike në Kosovë.

“Lëvizja Vetëvendosje ka humbur një numër të madh të votave. Shumë qytetarë që e kishin votuar në të kaluarën, tashmë ia kanë kthyer shpinën. Ata erdhën kryesisht tek ne në PDK. Kryeministri në detyrë i paraqiti këto zgjedhje si një referendum për veten dhe qeverinë e tij. Por, qëllimi i tij nuk u arrit. Ai i kërkoi 500 mijë vota. Por, nuk i mori. Nuk ia dhanë qytetarët. Sot, shumica e qytetarëve shqiptarë që votuan, nuk duan që e njëjta qeveri të vazhdojë. Qytetarët me vullnetin e tyre politik i kanë besuar opozitës, prandaj në këto zgjedhje kanë fuqizuar partitë opozitare. Kjo më obligon mua dhe PDK si partia më e madhe opozitare që të sillemi në mënyrë të përgjegjshme për ta respektuar vullnetin e shumicës shqiptare për ndryshim” ka thënë Hamza.

Hamza u shpreh se qytetarët e kanë fuqizuar opozitën, duke dëshmuar se duan ndryshim.

“Si partia më e madhe opozitare, PDK do të sillet me përgjegjësi për të respektuar vullnetin e shumicës shqiptare për ndryshim. Ne nuk do të hyjmë në asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Kemi dallime të mëdha. Ata duan pushtet absolut, nuk kanë program dhe nuk u ballafaquan gjatë fushatës. Ata i ofenduan kundërshtarët politikë dhe qytetarët, kurse ne promovuam bashkimin dhe bashkëpunimin,” tha Hamza.

Duke folur për krijimin e qeverisë së ardhshme, ai theksoi se procedurat janë të qarta dhe se PDK do të ndjekë rrugën kushtetuese për realizimin e vullnetit qytetar.

“Partisë së parë i takon ta provojë krijimin e institucioneve. Nëse nuk mundet, opozita si fituese e këtyre zgjedhjeve mund ta formojë qeverinë e re. Ne do të punojmë që qytetarëve të ju japim qeverinë për të cilën ata kanë votuar, duke e mbajtur premtimin tonë për ta bërë Kosovën më të mirë,” përfundoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Kryeprokurori Isufaj paralajmëron aktakuzë për vrasjet e Jasharëve
Kryesore

Kryeprokurori Isufaj paralajmëron aktakuzë për vrasjet e Jasharëve

16/01/2026 - 11:25
Koci i pakompromis përballë serbëve në Gjykatë: Po tentoni të krijoni alibi me shokë, 10 miqë nuk ju shpëtojnë
Lajme

Koci i pakompromis përballë serbëve në Gjykatë: Po tentoni të krijoni alibi me shokë, 10 miqë nuk ju shpëtojnë

16/01/2026 - 11:15
Enis Osmani nga GUXO emërohet nënkryetar i Komunës së Mitrovicës
Lajme

Enis Osmani nga GUXO emërohet nënkryetar i Komunës së Mitrovicës

16/01/2026 - 11:02
Peci njofton për rrënimin dhe lirimin e hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve në Mitrovicë të Jugut
Lajme

Peci njofton për rrënimin dhe lirimin e hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve në Mitrovicë të Jugut

16/01/2026 - 10:30
Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi
Kryesore

Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

16/01/2026 - 10:26
Haradinaj viziton Thaçin e Veselin: Ishin të motivuar e të relaksuar
Lajme

Haradinaj viziton Thaçin e Veselin: Ishin të motivuar e të relaksuar

16/01/2026 - 10:07

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Digjet shtëpia në Vushtrri, humb jetën një 80 vjeçare

    Digjet shtëpia në Vushtrri, humb jetën një 80 vjeçare

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • E papritur, puthje mes Labit dhe Bias ndez shtëpinë(VIDEO)

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Prekëse: Prezantuesja e RTK-së shpërthen në lot teksa jepte lajmin për përkujtimin e masakrës ku ia vranë babain

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Jemi në hall, Pronari nuk po e hap telefonin”, Fermëret e Skenderajt thonë së prap Qumështorja “Drena” nuk po u’a paguan borxhet

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Bislimi njofton: Nga nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe automjetet – së pari me materiale informuese

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë