Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Befason ish gjykatësi pro VV, Kadri Kryeziu: Hashim Thaçi i mungon skenës tonë politike si shiu që i mungon shkretëtirës

31/08/2025 - 11:35
në Kryesore, Lajme
A A
Befason ish gjykatësi pro VV, Kadri Kryeziu: Hashim Thaçi i mungon skenës tonë politike si shiu që i mungon shkretëtirës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish zëvendëskryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se Hashim Thaçi i mungon skenës politike në Kosovë dhe se rikthimi i tij do ta bënte garën politike më të barabartë dhe parimore.

Sipas Kryeziut, PDK dhe LDK sot funksionojnë me mendësi të OJQ-ve, duke u marrë me deklarata e analiza, në vend që të synojnë marrjen e pushtetit. Ai tha se Albin Kurti nuk mund të rrëzohet duke bllokuar proceset shtetërore apo duke u ankuar në ambasada, pasi gjeneratat e reja nuk pranojnë diktat nga të huajt.

Kryeziu u shpreh i bindur se Thaçi, me rikthimin e tij në PDK, fillimisht do të largojë këtë logjikë dhe më pas do të synojë rikthimin në postin e Kryeministrit.

Postimi plotë:

a mund qe qe shkrimin e ish zv. kryetarit te Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ta shkruani ne veten e tretë për publikim ne media?

Hashim Thaçi i mungon skenës tonë politike si shiu që i mungon shkretëtirës dhe sinqerisht shpresoj që ai të lirohet nga akuzat dhe të kthehet si Kryetar i PDKsë. Nuk po them që Thaçi menjëherë do ta mposhtë politikisht Albin Kurtin, sepse jam i vetëdijshëm që, siç themi në Prizren, që nga burgosja e tij shumë ujë ka rrjedhur poshtë urës së gurit dhe gjeneratat e reja kanë krijuar bindje e simpati të tjera, por së paku gara politike do të ishte e barabartë dhe parimore.
Fatkeqësisht, PDK dhe LDK sot udhëhiqen me mendësinë e OJQve dhe jo të partive politike që synim do të duhej ta kishin marrjen e pushtetit. Në vend që të zotërojnë proceset, të shtynë para agjendën e rrjedhjes së afateve kushtetuese për formimin e Qeverisë, këta nuk merren me aktivizëm politik por kanë rrëshqitur në aktivizëm civil duke bërë deklerata e analiza si OJQtë, të cilat për t’iu rritur gjasat për fonde shkruajnë diçka se si ato angazhohen për të drejtat e komuniteteve.
Nuk rrëzohet Albin Kurti duke e bllokuar konstituimin e Kuvendit për shkak të mospajtimit rreth procedurës si duhet të zgjidhet nënkryetari serb i Kuvendit.
Nuk rrëzohet Albin Kurti duke i bllokuar proceset themelore të shtetit sepse Lista Serbe paska dërgu ankesë në Gjykatë Kushtetuese.
Nuk rrëzohet Albin Kurti duke ia lejuar atij komoditetin që të futet edhe në vitin e gjashtë të mandatit të tij katër vjeçar.
Nuk rrëzohet Albin Kurti vetëm duke u ankuar për të te ambasadat, sepse gjenerata e re nuk pranon më diktat nga të huajtë.
Hashim Thaçi i di të gjitha këto dhe, duke e njohur mirë, jam shumë i bindur që kur të kthehet te zyra e tij në PDK, para se t’ia mësyjë rikthimit në Kryeministri, fillimisht do ta shporrë logjikën alla OJQ nga selia e partisë. Kjo do të jetë dita kur në skenën politike të Kosovës përsëri do të ketë garë mes dy rivalësh të kategorisë së rëndë dhe kur politika përsëri do të bëhet interesant.
Hashim vëllau im, vërtet shpresoj të kthehesh, sepse na duhesh, në mos për asgjë tjetër së paku të kemi për çka të dalim në zgjedhje.
🇦🇱🇽🇰

JU REKOMANDOJMË

Ministria e Sveçlës konfirmon “lëshimin pe”: Publikon detajet e zbatimit të masave për dokumentet nga strukturat ilegale serbe

Ministria e Sveçlës konfirmon “lëshimin pe”: Publikon detajet e zbatimit të masave për dokumentet nga strukturat ilegale serbe
15/03/2026 - 13:48

MPB njofton për regjistrimin e dokumenteve të lindjes, martesës dhe vdekjes nga institucionet jolegale serbe Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se qytetarët e Republikës...

Më shumëDetails

Rrahmani–Kurtit: 24 hektarë për Manastirin e Deçanit i kalove, tash po të duhet ligji për ndërrimin e gjinisë

Rrahmani–Kurtit: 24 hektarë për Manastirin e Deçanit i kalove, tash po të duhet ligji për ndërrimin e gjinisë
15/03/2026 - 13:30

Deputeti Eman Rrahmani ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për standarde të dyfishta në vendimmarrje. Përmes një reagimi publik, Rrahmani tha se qeveria...

Më shumëDetails

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

Osmani: Vlerësojmë kontributin e Trump për paqen në rajon!
15/03/2026 - 13:15

Për ata që ndjekin politikën në Kosovë, zhvillimet e fundit duken si ‘déjà vu’. Deri para një muaji, vendi kaloi gati një vit me Qeveri në detyrë dhe...

Më shumëDetails

Zbulohet mashtrimi i 64-vjeçares nga Kosova, për vite me radhë i mori mbi 1 milion franga një pensionisti në Zvicër

Zbulohet mashtrimi i 64-vjeçares nga Kosova, për vite me radhë i mori mbi 1 milion franga një pensionisti në Zvicër
15/03/2026 - 12:36

Një grua 64-vjeçare nga Kosova u dënuar nga Gjykata e Qarkut në Bulach me 30 muaj burg, prej të cilave 9 muaj të shlyera në burg dhe 21...

Më shumëDetails

Hajnat bëjnë “vishkull” një shtëpi në Leposaviq, demolohen orenditë dhe vidhen sende

Hajnat i hyjnë në banesë një prokurori të shtetit, i vodhën portofolin dhe çelësat e banesës
15/03/2026 - 12:23

Një shtëpi në fshatin Pridvoric të Leposaviqit është bërë cak i hajdutëve, të cilët kanë depërtuar me forcë brenda dhe kanë bërë vishkull tërë shtëpinë, duke demoluar orenditë...

Më shumëDetails

Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët që ranë në mars

Vendimi i Gjykatës Speciale, OVL-UÇK: Zhgënjyes dhe i padrejtë, s’mund të mbyllen sytë para realitet që njeh bota
15/03/2026 - 12:03

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përkujtuar të gjithë dëshmorët e vendit që ranë në muajin mars, në luftën e fundviteve ‘90. “Në muajin mars,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Kurti “lëshon pe” për serbët, Vuçiq: U shmang katastrofa e ndonjë konflikti

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Matoshi për Ligjin e të Huajve: Kurti me këtë vendim dëshmoi lidership dhe përgjegjësi politike

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Real Madridi e merr vendimin për të ardhmen e Viniciusit

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Zvicër: Dënohet me burg e dëbim kosovarja 64-vjeçare për mashtrim të zviceranit me mbi 1 milion euro

    76 Shpërndaje
    Shpërndaje 30 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë