Analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë në “Pressing” të T7, se Lista Serbe nuk është ajo e kohës së Banjskës.
Ai ka thënë se këtë subjekt politik tash e drejton një intelektual, por nëse ka njerëz që duhet të trajtohen nga drejtësia këtë asgjë nuk e ndalon.
“Qasja ndaj Listës Serbe, sepse lidershqipi i Listës Serbe nuk është i kohë së Banjskës, Listën Serbe tash e udhëheq një intelektual. Nëse ka njerëz që duhet të trajtohen nga organet e drejtësisë atë askush nuk e ndalon”, ka thënë Spahiu.
Ai u ndërpre nga analisti Viktor Buzhala.
“Edhe Akademia e Shkencave Serbe është e mbushur me intelektualë po nuk ia dojnë të mirën Kosovës”, tha Buzhala.














