Drejtori i Drejtorisë së Kadastrit dhe Legalizimit në Komunën e Prishtinës, Gent Begolli, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se janë arritur rezultate rekord në trajtimin e kërkesave të qytetarëve.
Sipas tij, brenda vetëm 25 ditëve pune janë trajtuar gjithsej 13,661 kërkesa, prej të cilave 13,083 janë aprovuar.
Postimi i tij i plotë:
13,661 kërkesa të trajtuara për vetëm 25 ditë pune!
Ky është një rekord i ri në Drejtorinë e Kadastrit në Prishtinë.
Rezultatet flasin vetë: 13,083 të aprovuaraBrenda pak javësh kemi arritur një ndryshim real në mënyrën se si shërbehet qytetari.
Sot: Gjeodezia – brenda 2 ditëve Kadastëri – brenda rreth 2 javësh
Hipotekat – brenda ditës
Nga një sistem me vonesa që shkonin deri në nëntor 2025, sot kemi ritëm dhe efikasitet që i përgjigjet qytetarëve në kohë.
Ky rezultat është meritë e një pune të përbashkët dhe një angazhimi serioz për ndryshim.
Për ne, çdo kërkesë është një qytetar që pret zgjidhje – dhe kjo është përgjegjësia jonë.













