Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook, pasi që kryeministri në detyrë, Albin Kurti është paraqitur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku po mbahet seanca ndaj njërit prej drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinakut.
Sipas Behramit, Kurti është i gatshëm të dëshmojë kundër njerëzve të UÇK-së.
“Kundër njerëzve të UÇK-së, Albin Kurti gjithmonë është i gatshëm të dëshmojë në gjykatë! Për afera korruptive, për të amnistuar krimet ekonomike, nuk i përgjigjet drejtësisë!”, shkruan Behrami.