Deputeti i i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas raportimeve për parregullsi dhe dyshime për manipulim me vota në Mitrovicë. Ai ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për përfshirje në një proces të organizuar të keqpërdorimit zgjedhor.
“Keqpërdorimi është aq masiv, saqë ky nuk është as tren bullgar. Ky është inxhiniering shtetëror i Albin Kurtit”, ka shkruar Behrami.
Ai ka thene se parregullsitë janë të rënda dhe sistematike, duke përfshirë fletëvotime pa vulë dhe me numra të çrregullt serikë.
“Aq shumë fletë pa vulë, me numra të çrregullt serikë, saqë këtu nuk bëhet fjalë për një grusht fletëvotimesh”, ka shtuar ai.












