Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Behrami: Letra që Kurti ia dërgoi LDK-së është përçmuese, jemi në hall me të se është hileqar

20/05/2025 - 08:39
në Lajme
A A
Deputeti i PDK-së: Kurtit nuk i intereson interesi shtetëror i Kosovës, neve na konvenojnë më së shumti zgjedhjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kritikoi qasjen e partisë fituese- Lëvizjes Vetëvendosje, duke e quajtur përçmuese letrën drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe tërheqje taktike ftesën ndaj Partisë Demokratike të Kosovës për të shtyrë emrin e Albulena Haxhiut, ndërsa partitë e tjera i përshkroi si të përballura me një “hilexhi” politik.

Behrami ka kritikuar ashpër qasjen e kryeministrit në raport me situatën e krijuar pas zgjedhjeve, duke e quajtur atë një “hilexhi” që nuk respekton rregullat dhe që vepron në funksion të interesave partiake.

Deputeti ka theksuar se për zgjidhjen e krizës politike duhet të ketë konsensus dhe dialog të mirëfilltë, e jo letra përçmuese dhe ftesa të njëanshme.

“Konsensusi dhe dialogu duhet të jenë në qendër. Letra që i është dërguar LDK-së ka qenë përçmuese, ndërsa ftesa që i është bërë PDK-së nuk ka qenë për të dalë nga kriza, por për të shtyrë një precedent të ri për emrin e Albulena Haxhiut”, deklaroi Behrami.

Ai shtoi se opozita është në një situatë të vështirë, pasi, sipas tij, përballë kanë një person ‘hilexhi’.

“Ne si opozitë jemi në hall, sepse përballë kemi një hilexhi që nuk respekton rregullat. Ai është i përgatitur për gjithçka, por partitë si PDK, LDK, AAK dhe NISMA kanë hisen e tyre në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës dhe nuk duhet të dorëzohen përballë tundimeve autokrate të një njeriu që synon dominimin dhe kalkulon çdo ditë në interes të tij dhe të partisë së tij, e jo të Republikës së Kosovës”, theksoi Behrami. /BetimipërDrejtësi

JU REKOMANDOJMË

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit
Kryesore

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit

20/05/2025 - 14:12
Deliu: Minatorët e Trepçës ende pa rroga, ministra e deputetë po shkojnë në Ujman dhe nuk angazhohen për zgjidhje të situatës
Kryesore

Deliu-Kodra: Qeveria Kurti tradhtoi prodhuesit vendorë, u bë mburojë e monopolistëve të energjisë

20/05/2025 - 13:59
“U rrëzua dhe e ka pas një tronditje …”, Rrahman Jasharaj shtrihet në Spitalin e Pejës
Kryesore

“U rrëzua dhe e ka pas një tronditje …”, Rrahman Jasharaj shtrihet në Spitalin e Pejës

20/05/2025 - 13:50
“Hipokrizi”, deputetja Bajrami i reagon Kurtit: I ke bllokuar 37.5 milionë euro të komunave, e po flet për vitin tjetër
Lajme

“Mafia energjetike”, Bajrami: Përpunuesit të metaleve qeveria i tha ta izolojmë ndërtesën dhe ta ‘vokim’ ujin

20/05/2025 - 13:30
Pas mbylljes së komunave ilegale, hidhet shok-bombë në Leposaviq
Lajme

Aksion i Policisë në veri – ndërhyhet në objektin pranë Liqenit të Ujmanit

20/05/2025 - 13:27
Hekuran Murati vazhdon me shkelje, i shpallet i paligjshëm konkursi për Kryeinspektor të Punës (Dokument)
Kryesore

Hekuran Murati vazhdon me shkelje, i shpallet i paligjshëm konkursi për Kryeinspektor të Punës (Dokument)

20/05/2025 - 12:48

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Presidenca i reagon Nexhmedin Spahiut që tha se Kosova u prezantua me fusnotë në samitin në Tiranë

    Presidenca i reagon Nexhmedin Spahiut që tha se Kosova u prezantua me fusnotë në samitin në Tiranë

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • “Thaçi promotori kryesor i vrasjeve politike … do dalë nga Haga në 2056”, Anëtari i ri i partisë së Pecit e Gërvallës e pati quajtur UÇK-në organizatë kriminale

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kërcënohet me jetë presidentja Osmani

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Incidenti në ‘Rrugën B’, arrestohet Shkelqim Kastrati – dyshohet që shtiu në drejtim të Faton Shales

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • U kapën duke bërë dallavere me testim për vozitje, arrestohen 2 persona

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë