Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Artan Behrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka shkelur Kushtetutën 12 herë.
“I kemi 10 oferta se qysh me dalë nga kjo krizë dhe qysh me u konstitua kuvendi, mirëpo zotëri Kurti është duke refuzuar çdo ofertë. Prandaj nuk pres që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të ketë ndikim”, tha ai.
Ai theksoi se po e çuditë fakti se LVV-ja ditëve të fundit ka nisur të flasë mirë për Gjykatën Kushtetuese.