Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot ankesën në Gjykatën Supreme, duke kundërshtuar vendimin e PZAP-it që refuzoi kërkesën për përsëritjen e votimit në Mitrovicë.
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, tha se vendimi i PZAP-it nuk pasqyron parregullsitë e evidentuara në qendrat e votimit dhe se provat e paraqitura tregojnë qartë cenimin e procesit zgjedhor.
PDK kërkon që Gjykata Supreme të shqyrtojë plotësisht çështjen dhe të marrë një vendim që garanton integritetin e procesit dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës.
Sipas Behramit, vetëm rivotimi do t’u bëjë drejtësi votuesve, ndërsa PDK do të vazhdojë betejën ligjore deri në sqarimin e të gjitha parregullsive.














