Artan Behrami i Partisë Demokratike të Kosovës ka pasur fjalë të ashpra për Albin Kurtin e Vetëvendosjes, duke i atribuar ndërtim të një “muri të urrejtjes” për 20 vite.
“Ky mur ka filluar të shembet!”, tha Behrami pas rrëzimit të Albin Kurtit si mandatar për formimin e qeverisë, i cili nuk pati shumicë të thjeshtë.
Postimi i plotë:
Tërë karrierën e tij e ka ndërtuar mbi urrejtjen, përçarjen, demonizimin, kundërshtimin dhe shkeljet e normave dhe rregullave demokratike.
Albin Kurti sot u dorëzua!
Sot filloi pikëpërmbysja e tij si viktimë e kurthit që vetë e kishte ngritur!
Kurti është i mbështetur për murin e urrejtjes, të cilin e ka ndërtuar tullë mbi tullë në 20 vitet e fundit.
Ky mur ka filluar të shembet!
Bashkë me të edhe pesë vitet më të errëta të Kosovës së pavarur!
Por, dielli po lind përsëri!














