Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka reaguar pasi FSK sot ka zbarkuar në veri në bashkëpunim me KFOR.
Behrami përmes një postimi në Facebook e uroj shkuarjen e FSK-së atje, duke shtuar se kjo bazuar në marrëveshjen e Hashim Thaçit me NATO-n
“Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, çdo marrëveshje të Hashim Thaçit, nga Rambuje e deri te Marrëveshja e Uashingtonit:
Një herë e kanë kundërshtuar, më pas e kanë demonizuar, më pas e kanë përqeshur.
Më pas e kanë pranuar!
Në fund e kanë promovuar!”, shkroi Behrami.
Postimi i plotë:
Urime shkuarja e radhës e FSK-së në veri, bazuar në marrëveshjen e Hashim Thaçit me NATO-n.
E kam thënë:
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, çdo marrëveshje të Hashim Thaçit, nga Rambuje e deri te Marrëveshja e Uashingtonit:
Një herë e kanë kundërshtuar, më pas e kanë demonizuar, më pas e kanë përqeshur.
Më pas e kanë pranuar!
Në fund e kanë promovuar!