Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bëhuni gati, këto temperatura na presin në fundjavë

14/01/2022 - 22:04
në Lajme
A A
Bëhuni gati, këto temperatura na presin në fundjavë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vendin tonë e ka kapluar i ftohti. Në fundjavë vranësira kalimtare dhe kthjellime ditën e diel, me mundësi për mjegull përgjatë ultësirave. Orëve të mëngjesit ngrica.

Sipas Prishtina Weather mot i qëndrueshëm parashihet në ditët e fundjavës. Ditën e shtunë me vranësira kalimtare orëve të mëngjesit, e ditën e diel me kthjellime e diell, por se orëve të mëngjesit me mjegull e ngrica.

Nga dita e hënë do të ketë edhe kalime të vranësirave, që ditën e martë do të shoqërohen edhe me reshje të dobëta shiu dhe bore përreth viseve kodrinoro-malore. E nga dita e mërkurë kthjellime, me mjegull në vise të ulëta.

Kushtet atmosferike në këto ditë fundjave, me paraqitjen e inverzioneve të temperaturës dhe dominimit të fushave të presionit të lartë, mbajnë ndotësit ajror në koncentrime të rritura pranë sipërfaqes, e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta. Ditën e shtunë në pjesë ku pritet të ketë qarkullim më të mirë ajror, shkurtimisht vije te një përmirësim i gjendjes ku vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit kalojnë në vlera të pranueshme.

15.01 – Në mëngjes vranësira kalimtare, e përreth viseve malore nga veriu i vendit mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën me kthjellime e intervale me diell.

16.01 – Kryesisht kthjellët dhe me diell.Në mëngjes ngrica, e përgjatë ultësirave mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.

17.01 – Pjesërisht vranët. Përreth viseve malore nga jugu i vendit mundësi për reshje të dobëta bore apo edhe shiu të akullt.

18.01 – Kryesisht me vranësira. Nga mesdita priten mundësi për riga lokale shiu, e përreth viseve kodrinoro malore edhe reshje të dobëta bore. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë, e vranësirat shpërndahen.

19.01 – Mjegull e ngrica në mëngjes, ditën kryesisht kthjellët e me diell.

Temperaturat me një tendencë të rritjes deri nga dita e hënë. Minimalet luhaten nga -6C deri -3C, e të mërkurën zbresin në -7C. Maksimalet shënojnë rritje deri në 6C ditën e hënë, e më pas zbresin në 3C e 4C ditën e martë dhe mërkurë.

Të shtunën era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu 4-9m/s, e më pas dominojnë qetësitë, e ditën e martë frynë mesatare nga veriperëndimi 4-7m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht në rënie të lehtë, por që mbetet e lartë, e nga dita e martë sërish në rritje lartë mbi vlera normale.

JU REKOMANDOJMË

32 vite nga emërtimi i UÇK-së, vendimi u mor në këtë shtet evropian

32 vite nga emërtimi i UÇK-së, vendimi u mor në këtë shtet evropian
17/11/2026 - 14:31

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka kujtuar 32-vjetorin e emërtimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), më 17 nëntor 1994. Ai ka bërë të...

Më shumëDetails

Vjen reagimi i Sami Lushtakut pas dënimit të dytë të Thaçit

Vjen reagimi i Sami Lushtakut pas dënimit të dytë të Thaçit
17/11/2026 - 14:12

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas dënimit të Hashim Thaçit nga Specialja me 17 burgim, raporton Veriu.info. Ai ka publikuar një fotografi të tij...

Më shumëDetails

Momenti kur deputetes së partisë së Vuçiqit i hidhet kos në kokë para Parlamentit(VIDEO)

Momenti kur deputetes së partisë së Vuçiqit i hidhet kos në kokë para Parlamentit(VIDEO)
17/11/2026 - 13:42

Një incident është regjistruar përpara Kuvendit të Serbisë, ku deputetja e Partisë Progresive Serbe (SNS), Lidija Vukiçeviç, është sulmuar nga një person, i cili i ka hedhur kos...

Më shumëDetails

Paralajmërohen protesta nëse institucionet vazhdojnë të heshtin për ish-krerët e UÇK-së

Paralajmërohen protesta nëse institucionet vazhdojnë të heshtin për ish-krerët e UÇK-së
17/11/2026 - 13:32

Iniciativa qytetare “Liria ka Emër” ka zhvilluar një aksion simbolik para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Gjatë...

Më shumëDetails

Dënimi i ish-presidentit pas aktgjykimit të dytë, vjen reagimi i parë i Endrit Thaçit

Endrit Thaçi: Me zemrën plotë siç ishin edhe sheshet dje, e vërteta e luftës dhe lirisë do të fitojë
17/11/2026 - 13:08

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas aktgjykimit të dytë të shpallur ndaj babait të tij në Hagë. Përmes një postimi në llogarinë...

Më shumëDetails

“Demaskim, nuk zgjidhen çështjet me statuse e me dy tri komente”/ Nasim Haradinaj me kritika për PDK-në pas dënimit të Thaçit

“Demaskim, nuk zgjidhen çështjet me statuse e me dy tri komente”/ Nasim Haradinaj me kritika për PDK-në pas dënimit të Thaçit
17/11/2026 - 12:56

Ish-nënkryetari i Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka folur në televizionin T7 pas vendimit të Gjykatës Speciale në rastin e dytë, ku është dënuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Bashkëjetuesja e Stanovcit dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të arrestuar për kokainë, ja kur mblidheshin paratë

    Bashkëjetuesja e Stanovcit dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të arrestuar për kokainë, ja kur mblidheshin paratë

    183 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Ekskluzive: Ky është furnizuesi i dyshuari i grupit të arrestuar të kokainës, ndodhet në arrati (Dokument)

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • 26-vjeçarja në grupin e të arrestuarve për drogë, është motra e ish-kandidates për deputete

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për kokainë në operacionin ‘Heshtja’

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Nga veturat e reja luksoze te shopping-u në Hermes – jeta e 26-vjeçares që dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të kokainës

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë