Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu që mban numrin 109, ka marrë mbështetje në Mitrovicë nga minatorë, mësimdhënës dhe qytetarë të shumtë, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
“Entuziazmi i tyre ishte i madh që PDK-ja të dalë fituese më 9 shkurt në mënyrë që të jetësohet programi i z. Bedri Hamza për zhvillim ekonomik, reformim në arsim, rritje të pagave për 50% dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve”, ka thënë Haxhiu.
Postimi i plotë:
Takim me minatorë, mësimdhënës dhe qytetarë të Mitrovicës, me të cilët diskutuam për pakënaqësitë e shumta që ata vazhdojnë të kenë ndaj kësaj qeverie të papërgjegjshme.
Entuziazmi i tyre ishte i madh që PDK-ja të dalë fituese më 9 shkurt në mënyrë që të jetësohet programi i z. Bedri Hamza për zhvillim ekonomik, reformim në arsim, rritje të pagave për 50% dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve.
#PDK131 ✅️
#BedriHamzaKryeministër1 ✅️
#MemliKrasniqi2 ✅️ #BekimHaxhiuKamishi109 ✅️