Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu që mban numrin 109, ka takuar familjarët e dëshmorëve në Vushtrri, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Haxhiu ka thënë ka marrë mbështetje të fuqishme për fitoren e PDK-së.
Postimi i plotë:
Takimi me familjet e dëshmorëve në Vushtrri ishte emocionues dhe motivues për fitoren e PDK-së më 9 shkurt.
Ata që kanë dhënë shumë për atdheun e dinë më së miri vlerën e lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit, prandaj po e mbështesin fuqishëm Bedri Hamzën për Kryeministër, sepse vetëm me Bedri Hamzën Kosova do të zhvillohet dhe fuqizohet si shtet.