Gazetari Berat Buzhala kishte shprehur lëvdata të mëdha për dyshen Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, kjo e fundit në Kuvendin e Kosovës gjatë fjalimit të saj ka shprehur kundërshtime me politikat e Kurtit.
Buzhala ka kërkuar falje për atë që e ka quajtur për dyshen Kurti e Osmani si “tandemi më i mirë në Evropën Juglindore”.
Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se ka qenë gabim, por ishin dëshira të tij e jo analiza.
“Kërkoj falje për postimin që e kam pas. Unë kam thënë këtë tandem edhe Gjermania na e kish pas lakmi, u ka qenë Albini me Vjosën. Ky muhabet është 2019. Unë mendoj që ka qenë gabim, kam shpresu, kanë qenë dëshira jo analiza”, ka thënë Buzhala ndër tjerash.