Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka paralajmëruar një mocion për ndryshim të rendit të ditës dhe për të kaluar në votim të hapur gjatë seancës së 42-të për konstituimin e Kuvendit. Ai tha se do të votojë për cilindo kandidat në rast se propozohet kjo mënyrë e votimit.
Berisha theksoi se situata aktuale është e rënduar dhe kërkon reflektim nga të gjithë deputetët. “Do të bëjmë mocion për ndërrimin e mënyrës së votimit dhe kur të kalojmë në votim të hapur, do të votoj i pari. Nuk dua që hidhërimi të mbahet në kurriz të Kosovës,” deklaroi ai, duke shtuar se nuk i është determinuar nga asnjë parti politike.
Ai komentoi edhe alarmin e rremë për bombë gjatë ditës, duke thënë se “kur nuk ka institucione për një kohë të gjatë, mund të bëhen të vërteta”. Seanca po mbahet në mbrëmje, pas shtyrjes për shkak të këtij alarmi.