Kandidati për deputet nga AAK, Bekë Berisha, ka thënë se Kurti i ka dy rrugë, që ta bëjë shumicën dhe të krijojë qeverinë, ose të hapë rrugë dhe të dalë në opozitë.
“Nuk ke me i rritë pagat, hajnat nuk ke me i futë në burg (Liburnin, Martinin, Rozeten e Nagipin), nuk ke me ndërtu hekurudha, etj”, ka shkruar ai.
“Nëse rrin në Opozitë, Kosovës i hiqen sanksionet, Amerika dhe BE do të derdhin fonde për Qeverinë e re, do të rriten investimet direkte në ekonomi etj”, ka shkruar tutje Berisha.
Postimi i tij i plotë:
Koha me lujtë përnjëmend Albin
Dy rrugë i ke i nderum, mos e zgjedh të treten!
- Bone shumicën dhe krijo Qeverinë, ose
- Hap krahun dhe dil në Opozitë!
Nëse ndërton Qeveri duhet ta bësh Asociacionin, nuk ke me i rritë pagat, hajnat nuk ke me i futë në burg (Liburnin, Martinin, Rozeten e Nagipin), nuk ke me ndërtu hekurudha, etj.
Nëse rrin në Opozitë, Kosovës i hiqen sanksionet, Amerika dhe BE do të derdhin fonde për Qeverinë e re, do të rriten investimet direkte në ekonomi etj.
Pra në të dyja raastet fytyra e Albinit do të demaskohet, prandaj unë druaj nga skenari i tretë-Anarkia.
Ky zotnia, duke pas frikë nga dy variantet e pare, as nuk ka me ba Qeveri, as nuk ka me leju të tjerë, duke provoku zgjedhje të pandërprera, destabilizim dhe stagnim të Kosovës.