Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Berisha në samitin e IDU në Bruksel: Narkoshteti vodhi zgjedhjet! Kërkoj mbështetjen tuaj që kombi im të votojë i lirë

16/05/2025 - 13:12
në Lajme
A A
Berisha në samitin e IDU në Bruksel: Narkoshteti vodhi zgjedhjet! Kërkoj mbështetjen tuaj që kombi im të votojë i lirë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në samitin e IDU në Bruksel, ku ka mbajtur edhe një fjalim.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama për vjedhjen e zgjedhjeve të 11 majit, shkruan A2 CNN.

Berisha kërkoi gjithashtu mbështetjen e ndërkombëtarëve, në mënyrë që sipas tij, shqiptarët të votojnë të lirë.

Ai shtoi po ashtu se solidariteti i komunitetit ndërkombëtar është vendimtar që kjo kauzë të fitohet, shkruan A2 CNN.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Faleminderit shumë, z. President.

Dua të informoj Bordin Ekzekutiv të IDU-së se zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri ishin një farsë e qartë, e paralajmëruar, një farsë masive, e parashikuar në rezolutën e IDU-së, në rezolutën e PPE-së, në rezolutat e CDI-së dhe në qëndrime të tjera ndërkombëtare.

Këto zgjedhje u zhvilluan në një klimë terrori politik të paparë më parë, ku Kryeministri, i cili tani udhëheq një narkoshtet, i pari dhe i vetmi narkoshtet në Europë, për të siguruar mandatin e katërt, vuri në burg, në arrest shtëpie apo nën ndjekje penale, tre drejtues të partive kryesore të opozitës, u hoqi mandatet kryetarëve të bashkive dhe burgosi deputetë të opozitës.

Së dyti, si narkoshtet që është, Shqipëria u bë vegël e organizatave kriminale që u përdorën gjerësisht për të siguruar vota për Kryeministrin. Në zyrën e tij ka një person që koordinon aktivitetin e organizatave kriminale shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Në këto zgjedhje, këta individë kishin për detyrë të sillnin në Parlament 28 deputetë përmes pagesave dhe terrorit. Në fakt, sot njerëzit më të votuar janë kandidatë anonimë të këtyre bandave dhe organizatave kriminale.

Për të fituar, Kryeministri e ktheu të gjithë administratën dhe shtetin në një makineri të madhe elektorale. U përdorën mjete publike financiare për të blerë vota. Konkretisht, çdo pensionisti iu dhanë 100 euro si “dhuratë” në mes të fushatës zgjedhore, si një dhuratë nga Kryeministri. Por, zonja dhe zotërinj, pensionistët përbëjnë sot 48% të elektoratit në Shqipëri, pasi në 10 vjet janë larguar rreth 600,000 të rinj.

Po ashtu, dy ditë para zgjedhjeve, Kryeministri shpalli një amnisti për të gjitha gjobat dhe interesat 10-vjeçare, me një total mbi 200 milionë euro. Punonjësit e administratës publike u vunë nën presion, u kërkua që secili të siguronte 10 vota nga familja dhe rrethi i tij. Ata u përdorën si patronazhistë në një sistem të vjetër diktatorial stalinist, ku votuesit kontrolloheshin në çdo mënyrë dhe pranë qendrave të votimit u ngritën zyra për të ushtruar presion.

Zgjedhjet, e përsëris, u zhvilluan në një narkoshtet. Gjatë fushatës, Kryeministri dha 138 licenca për mbjelljen e dhjetëra mijëra rrënjëve kanabisi, ku një rrënjë në Shqipëri vlen rreth 1,000 euro, përdori drogën për vota. Po ashtu, masivisht u bënë punësime në administratën qendrore, lokale dhe ndërmarrje publike për qëllime elektorale.

Ai financoi me 7 milionë euro një organizatë private për ngjarjen Giro d’Italia, që u mbajt në ditën e zgjedhjeve dhe ditën para tyre, thjesht si propagandë. Kontroll i plotë u ushtrua mbi të katër mediat kombëtare. Ai bllokoi TikTok-un, u bë personi i tretë pas Habibullah të Kabulit dhe Ajatollahut të Teheranit që e bëri këtë, vetëm që të mos kritikohej.

Jemi mirënjohës që këto veprime janë reflektuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë si: OSBE, Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës, të cilët nxorën një raport shumë serioz.

Z. President, zgjedhjet ishin farsë. Nëse nuk u kthejmë të drejtën për të votuar shqiptarëve, vendi po zhduket. Sipas Eurostat, në 10 vitet e fundit, mbi 1,099,000 shqiptarë janë larguar drejt Bashkimit Europian.

Faleminderit edhe një herë për mbështetjen shumë të çmuar që keni treguar. Kërkoj sërish mbështetje nga qeveritë, nga IDU, PPE, CDI dhe qeveritë në pushtet që kombi im të mund të votojë i lirë. Sigurisht, ne do të bëjmë çdo përpjekje, por solidariteti ndërkombëtar është vendimtar për të fituar.

Faleminderit shumë!

JU REKOMANDOJMË

Haradinaj: Mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve tanë
Lajme

Haradinaj: Albin Kurti, iu ka nënshtruar komunitetit jo-serb, por po “peshkon” edhe tek deputetët e PDK e LDK

16/05/2025 - 22:31
Rama e Macron brenda Piramidës, presidenti francez ia komenton krevatën kryeministrit shqiptar(VIDEO)
Lajme

Rama e Macron brenda Piramidës, presidenti francez ia komenton krevatën kryeministrit shqiptar(VIDEO)

16/05/2025 - 22:17
U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
Lajme

E mitura që u raportua si e zhdukur është gjetur – U largua me veturë nga fshati Busi, u lokalizua në Mitrovicë në shoqëri të një të rrituri

16/05/2025 - 22:03
Luftë tarifash, BE-ja kërcënon me kundërmasa të ashpra ndaj SHBA-së
Kryesore

Aksionet në veri, reagon BE: Kosova rrezikon përshkallëzimin – themeloni asociacionin

16/05/2025 - 21:52
Shala: Faturat e energjisë po shpërfaqin mashtrimin e Qeverisë Kurti
Lajme

Shala: Kosova që tri vjet pa rezerva shtetërore – njëherë u blenë e nuk erdhën kurrë

16/05/2025 - 21:46
Tender 18.4 milionësh dhe mirëseardhjeje e ngrohte në parti- Shkëlqen bashkëpunimi mes LDK-së e Blerim Kuçit
Lajme

Tender 18.4 milionësh dhe mirëseardhjeje e ngrohte në parti- Shkëlqen bashkëpunimi mes LDK-së e Blerim Kuçit

16/05/2025 - 21:23

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A e dini se shoferëve në Kosovë iu lejohet përdorimi i telefonit gjatë vozitjes? (Dokument)

    A e dini se shoferëve në Kosovë iu lejohet përdorimi i telefonit gjatë vozitjes? (Dokument)

    241 Shpërndaje
    Shpërndaje 96 Tweet 60
  • AUV i Ministrisë së Faton Pecit mbajti të fshehur emrin “MC FOOD” që solli 21 tonë mish peshku me krimba – kompanisë që trafikoi edhe 400 kg kokainë (Dokument)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Kompanive “DELFIN” dhe “Mediteran – N” iu zbuluan 66 tonë mish peshku të infektuar me krimba, AUV-i i Ministrisë së Pecit mbajti të fshehur skandalin (Dokument)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “PREJ TEJE E MORA VESH”, Peci sërish “befasohet” në studion e Pressing kur pyetet për këshilltarin e tij

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gjendet në Prishtinë e mitura nga Gjilani – Qëndronte në Albi Mall, është në gjendje të mirë shëndetësore

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë