Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Berisha nuk ndalet pas “humbjes” – Paralajmëron protestë në ditën e Samitit në Tiranë

13/05/2025 - 16:20
në Lajme
A A
Berisha nuk ndalet pas “humbjes” – Paralajmëron protestë në ditën e Samitit në Tiranë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kohën kur Shqipëria do të presë liderët evropianë në kuadër të Samitit Politik Evropian, opozita paralajmëron një protestë të madhe në kryeqytet. Më 16 maj, në orën 17:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, Partia Demokratike do të organizojë një tubim paqësor me qëllim sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për, siç pretendon kryetari i kësaj partie, Sali Berisha, “manipulimin masiv të zgjedhjeve” nga qeveria shqiptare.

Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama për një sërë shkeljesh dhe manipulimesh që, sipas tij, kanë ndodhur në votimet e fundit, me theks të veçantë në procesin e votimit të diasporës.

Në një deklaratë për mediat, ai u ndal në rezultatet e votimeve nga Greqia, të cilat i cilësoi si të manipuluara dhe të orkestruara pas vizitës së ministrit Taulant Balla atje. Ai e krahasoi këtë situatë me praktikat e një regjimi autoritar.

“Ky krim është po kaq monstruoz në diasporë. Ju e morët vesh besoj, se si në kutinë e Beratit për diasporën dilte PS 99.6 përqind. Pra, kemi të bëjmë me Korenë e Veriut. Kjo është e vërteta. Në qoftë se nga Greqia, ardhja me postë të zakonshme çdo ditë para se famëziu, krimineli Balla të shkonte me hordhinë e patronazhistëve në Greqi, ishte 1000-1300 zarfe, pas dërgimit të kriminel Ballës në Greqi, kanë ardhur 6 mijë zarfe, të gjitha të manipuluara.”

Ai kërkoi që çdo parregullsi të dokumentohet nga komisionerët, duke theksuar se opozita respekton çdo votë të dhënë në kushte që ai i quan “terrori”.

“Ju besoj se po e ndiqni numërimin e votave në diasporë se si ato janë me shenjat më të sigurta të falsitetit dhe manipulimit. Thirrja ime është kjo për të gjithë komisionerët që po bëjnë punë me vetëmohim, të numërojnë çdo votë në dëshmi të respektit tonë të palëkundur ndaj atyre që në kushte terrori kanë votuar për opozitën. Të regjistrojnë dhe të mbajnë shënim çdo parregullsi.”

Berisha tha se protesta nuk do të synojë prishjen e rendit publik apo cenimin e sigurisë së liderëve ndërkombëtarë që do të jenë në Samit, por do të shërbejë për të përcjellë mesazhin e opozitës.

“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevardin e Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet. Protesta do të jetë paqësore.

Ne garantojmë se nuk do ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj as moral për votën dhe vullnetin e qytetarëve të tij”, tha Berisha.

JU REKOMANDOJMË

Kurti udhëton për në Hanover të Gjermanisë
Lajme

Kurti udhëton drejt Polonisë për të marrë pjesë në konferencën IMPACT 2025

13/05/2025 - 19:25
Skandali i kafshëve: “Ferma Kokollari” zhduku nga sistemi shtetëror kafshët importuara nga Bullgaria, AUV i pezulloi lejen (Dokument)
HULUMTIME

Skandali i kafshëve: “Ferma Kokollari” zhduku nga sistemi shtetëror kafshët importuara nga Bullgaria, AUV i pezulloi lejen (Dokument)

13/05/2025 - 19:17
Gjykata e Beogradit e lë në paraburgim Tefik Mustafën
Lajme

Kica-Xhelili për refuzimin ndaj VV-së: Hendeku është i madh për shkak të mendësisë anti-shtetare

13/05/2025 - 19:05
“Po shkëlqejmë”, Trump pas marrëveshjeve me me Arabinë Saudite: Marrëdhënia më e fuqishme ndonjëherë
Lajme

“Po shkëlqejmë”, Trump pas marrëveshjeve me me Arabinë Saudite: Marrëdhënia më e fuqishme ndonjëherë

13/05/2025 - 18:58
Gucati për Trendafilovan: Vizitat e saj janë provokative, s’është e mirëseardhur në Kosovë
Lajme

“Kur do të mbrohen në liri krerët e UÇK-së, kur do të hiqen masat ndëshkuese, pse nuk na lejoni t’i vizitojmë në Hagë”, Hysni Gucati tregon pyetjet që planifikonte ta pyeste Trëndafilovën

13/05/2025 - 18:39
Gucati i ashpër ndaj Kurtit: Duhet me përzënë nga varrezat e dëshmorëve, nuk e ka në shpirt as Adem Jasharin
Lajme

Gucati i ashpër ndaj Kurtit: Duhet me përzënë nga varrezat e dëshmorëve, nuk e ka në shpirt as Adem Jasharin

13/05/2025 - 18:28

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me importin e kafshëve: “HUDEA” me pronar Valmir Humolli zhduku nga sistemi shtetëror mbi 2 mijë 200 krerë (Dokument)

    Skandali me importin e kafshëve: “HUDEA” me pronar Valmir Humolli zhduku nga sistemi shtetëror mbi 2 mijë 200 krerë (Dokument)

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Ministria e Shëndetësisë mbyll klinikën psikoterapike “Empatia” në Mitrovicë të ish deputetit të VV-së

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Në telefon me Thaçin, Spahiu për Ramën: Po i çon mesazh Kurtit

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Në emër të ‘interesit të përgjithshëm’, Komuna e Mitrovicës veriore në prag të pazarit me prona oligarkun kontravers nga Shqipëria?! (Dokument)

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • LAJMI I FUNDIT: Dy persona në vrap tek Rruga B, njëri me armë të gjatë (PAMJE)

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë