Pranverim Berisha ka reaguar ndaj ngritjes së aktakuzës nga Hajrulla Çeku, duke e quajtur atë një “shërbëtor të regjimit të Albin Kurtit”, raporton GazetaBlic.
Ai ka akuzuar Çekun për abuzim të pozitës dhe përdorimin e prokurorëve për të shantazhuar kundërshtarët politikë gjatë fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit.
Berisha ka theksuar se Çeku është i përfshirë në aferat korruptive dhe ka shpërblyer anëtarë të familjes së tij dhe të tjerë me qindra-mijëra euro.
Ai ka kërkuar që Çeku dhe zyrtarët e tjerë të regjimit të përballen me drejtësinë, duke shprehur besimin e tij se sistemi i drejtësisë në vend do të veprojë pa u ndikuar nga politikat e regjimit aktual.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq,
Sa u njoftova nga mediat se një prokurorë i kapur dhe shërbëtor i regjimi të Albin Kurtit konkretisht Hajrullah Çeku, paska ngritur aktakuz për një rastë të cilin me kohë e kemi sqaruar se Ministria e z, Çeku qëllimishtë nuk është përgjegjë sipas afateve ligjore në kërkesën e zyrtares së DUPH-së, për me i dhënë mundësi Hajrullah Çekut që me përdorën një prokuror në pragë të penzionimit që me na shantazhu në fillim të fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit.
Hajrullah Çeku dhe gjithë “coket” të tjerë të regjimit aktual, duhet me ditën se nuk munden me kësi lojra të ndyra duke i përdorën prokurorët e kapur, me i lën nën hije aferat korruptive në Ministrin që e ka udhëheq, qindra-mijra euro që ka shpërbly me 257 mijë euro vëllaun e vet, 255 mijë euro motrën e deputetit Artan Abrashit, 52 mijë euro burrit të Fitore Pacollit, për me i akuzuar të tjerët.
Për ratin e “Saraji të Vjetër” vendin në prokurori dhe në burgë e ka Hajrulla Çeku dhe zyrtarët e MRKS.
Megjithatë si juristë me profesion, besoi shumë se në këtë vend ka drejtësi dhe të atillë që nuk bien pre e lojrave të poshtra poltike të eksponentëve të regjimit në ikje të Albin Kurtit.
Me respekt: Pranverim Berisha